Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz të Serbisë
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb, Aleksandër Vuçiç, kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë së cilës është konfirmuar partneriteti strategjik mes të dyja vendeve.
Agjencia ruse e lajmeve “TASS” citon zyrën e shtypit të Kremlinit sipas së cilës, Vuçiç dhe Putin kanë rënë dakord për të vijuar furnizimin me gaz të Serbisë, pavarësisht situatës së tanishme.
Të dyja palët biseduan në mënyrë thelbësore agjendën e marrëdhënieve dypalëshe përfshorë hapat për zgjerimin bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik. Palët ranë dakord ne veçanti që Rusia do të vazhdojë furnizimin e pandërprerë me gaz të Serbisë
shkruan “TASS”.
Agjencia shton se Vuçiç ka vënë në dukje kërkesën dhe pritmërinë se “Rusia do të ofronte një çmim të ndershëm” për gazin në përmbushjen e kërkesave serbe.
Vuçiç dhe Putin kanë diskutuar edhe mbi Ukrainën dhe Kosovën, tema për të cilat është riafirmuar nevoja e forcimit të marrëdhënieve.
Add new comment