tass
Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz të Serbisë
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb, Aleksandër Vuçiç, kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë së cilës është konfirmuar partneriteti strategjik mes të dyja vendeve.
Agjencia ruse e lajmeve “TASS” citon zyrën e shtypit të Kremlinit sipas së cilës, Vuçiç dhe Putin kanë rënë dakord për të vijuar furnizimin me gaz të Serbisë, pavarësisht situatës së tanishme.
Borrell: Embargoja e përgjithshme ndaj naftës ruse është e pamundur
Bashkimi Europian nuk do të vendosë embargo të përgjithshme ndaj naftës ruse për shkak se brenda bllokut ka kundërshtime. Të paktën këtë raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”, sipas së cilës një lajm të tillë e ka përcjellë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për çështjet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.
Do të jetë shumë e vështirë të arrihet konsensus ndaj dërgesave ruse të naftës apo rritjen e tarifave, për shkak se disa vende anëtare kanë njoftuar tashmë se do të vënë veton ndaj një vendimi të tillë
Rusia kërkon rivendosjen e kontakteve me NATO-n
Rusia vlerëson se situata e tanishme ndërkombëtare e bën të domosdoshme rivendosjen e kontakteve me NATO-n. Në një intervistë për agjencinë shtetërore, TASS, zv.ministri i Jashtëm i Rusisë, Alexander Grushko, ka deklaruar se për të hedhur një hap përpara, Perëndimi duhet të zhvendosë rajonet stërvitore të veta larg vijës së kontaktit kufitar me Rusinë.
Sot, nevoja për rivendosur kontaktet e punës në drejtimin ushtarak, që u ndërprenë nga NATO, është me qartë se asnjëherë më parë. Gjithësesi nuk ka patur përparim në këtë çështje
Kina: Koronavirusi u soll në Kinë dhe kjo gjë shumë shpejt do të zbulohet
Fox News në ShBA po com përpara tezën se koronvirusi aktual është prodhim laboratorik. Mediat në SHBA raportojnë se autoritetet kanë nisur një hetim të posaçëm për këtë çështje, ndonëse të gjithë shohin se teza e laboratorit i intereson presidentit Donald Trump.
Mirëpo vetë Kina refuzon të pranojë një variant të tillë. Sipas saj madje, virusi u soll në Kinë nga jashtë dhe këtë gjë e provon një gen brenda tij.
Rusia tenton "rikthimin" në Greqi
Kremlini duket se ka hedhur pas krahëve incidentin me diplomatët e vet në Greqi për të parë nga e ardhmja. Largimi i Nikos Kotzias duket se ka thjeshtuar gjërat, për shkak se presioni grek që çoi në largimin e diplomatëve rusë të dyshuar për veprimtari spiunazhi, lidhej shumë me emrin e ish-ministrit të Jashtëm grek. Në një prononcim të agjencinë Tass, ambasadori rus në Greqi, Andrey Maslov ka folur madje për një vizitë të kryeministrit grek, Aletxis Tsipras në Moskë, duke shtuar po ashtu se në fushën e bashkëpunimit ushtarak ka shumë për të bërë mes të dyja vendeve.
Rusia deklaron se ka vendosur epërsinë në kapacitetet strategjike dhe bërthamore ndaj Perëndimit
Rusia pretendon se ka kryer me sukses testimin e një reaktorëve bërthamorë në miniaturë që mund të instalohen në raketat kruiz apo dronët nënujorë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetëore TASS që citon burime të ushtrisë. Sipas tyre raketat e pajisura me këto njësi të energjisë bërthamore do të kenë rreze të pakufizuar veprimi dhe do të përdoren edhe në njësi nënujore në kuadër të një sistemi shumëqëllimësh oqeanik.