Borrell: Embargoja e përgjithshme ndaj naftës ruse është e pamundur
Bashkimi Europian nuk do të vendosë embargo të përgjithshme ndaj naftës ruse për shkak se brenda bllokut ka kundërshtime. Të paktën këtë raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”, sipas së cilës një lajm të tillë e ka përcjellë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për çështjet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.
Do të jetë shumë e vështirë të arrihet konsensus ndaj dërgesave ruse të naftës apo rritjen e tarifave, për shkak se disa vende anëtare kanë njoftuar tashmë se do të vënë veton ndaj një vendimi të tillë
citohet Borrell.
Polonia dhe Franca janë ndër vendet që kërkojnë embargo të plotë, kurse Austria, Hungaria dhe Gjermania janë kundër. çështja e sanksioneve dhe embargos ka krijuar krizë në tregje dhe ka vënë nën stres ekonominë europiane.
Add new comment