rregullorja
Lufta e Europës me ekomafian, rregullore e re për eksportin e mbetjeve
Çdo vit, Evropa eksporton miliona tonë mbeturina në vendet në zhvillim, dhe jo të gjitha në mënyrë legale. Kjo sjell ndikime potencialisht negative në shumë prej vendeve pritëse.
Në këtë biznes shumë fitimprurës, vlerësohet se një e treta e dërgesave janë të paligjshme dhe organizatat kriminale përfitojnë miliarda euro. Prandaj, Bashkimi Evropian ka vendosur të kufizojë eksportet e mbetjeve dhe të inkurajojë riciklimin në të gjithë Evropën.
Pornhub sfidon BE-në
Pornhub dhe dy sajte të tjera për të rritur kundërshtojnë rregulloren e re të BE-së, e cila parashikon opsionin e verifikimit të moshës së përdoruesve.
Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA) hyri në fuqi gushtin e kaluar, me synimin për të futur brenda kornizës së ligjit platforma shumë të mëdha në internet, mendohet se mund të përbëjnë "rrezik sistemik" për shoqërinë.
Një rregullore që do ta bëjë më të shtrenjtë Internetin. Dhe do ta fragmentarizojë
Carl Gahnberg, drejtor i Politikave të Zhvillimit dhe Kërkimit në Shoqërinë e Internetit ka kritikuar përmes një opinioni rregulloren e re që është propozuar nga Komsioni Europian për telekomunikacionin. Thelbi i rregullores qëndron në kërkesën ndaj gjeneruesve më të mëdhenj të trafikut që të investojnë në infrastrukturë si p.sh në atë 5G.
Çfarë është ilegale offline do të jetë ilegale online
Komisioni Europian ka finalizuar legjislacionin që rregullon aktivitetitn e kompanive të mëdha të teknologjisë. Akti për Shërbimet Dixhitale është pjesa e dytë e projektit rregullator dhe synon marrjen e masave më të forta shtrënguese dhe pasojave për platformat dhe faqet që përmbajnë apo hostojnë një listë materialesh të ndaluara si gjuha e urrejtjes, dizinformimi dhe abuzimi seksual me fëmijët.
Twitter "shtrohet" në Indi
Njësia e Twitter Inc. në Indi ka emëruar një zyrtar të përkohshëm, i cili do të mbikëqyrë pajtueshmërinë e shërbimeve të kompanisë me rregulloret e reja të IT që ka hartuar qeveria Modi. Shumë shpejt do të jenë disa zyrtarët që do të merren me këtë çështje në Delhi, raporton "Reuters".
Kuvendi rikthen praktikën e vjetër: Gazetarët do jenë prezentë në komisionet parlamentare
Kuvendi i Shqipërisë ka ndryshuatr sërish rregulloren e akreditimit të gazetarëve në ambientet e komisioneve parlamentare. Në njoftimin e vet, Kuvendi informon se pas konsultimeve me gazetarë është arritur në disa ndryshime të rregullave të tanishme përmes të cilave sanksionohet:
Dakordësi europiane për reformën ePrivacy
Pas katër vjet bisedimesh, vendet anëtare të BE ranë dakord mbi reformën ePrivacy. Tani, presidenca portugeze e BE-së mund të nisë negociatat me Parlamentin Evropian mbi tekstin përfundimtar të projektligjit.
Rregulla të reja në BE për identifikimin e fytyrës
Bashkimi Europian do të rishikojë legjislacionin për identifikimin dixhital të fytyrës së qytetarëve që qarkullojnë në hapësirën e tij. Nismat ligjvënëse pasojnë vënien në jetë të Rregullores për Mbrojtjen e Përgjithshme të të Dhënave që u miratua një vit më parë.
Sipas propozimit të bërë në Komisionin Europian, qytetarëve do të t’u njihet e drejta për të kontrolluar të dhënat e mbledhura përmes identifikimit të fytyrës dhe do t’u tregohet se përse përdoren ato.
Rregullorja: Bankat mund të ndryshojnë drejtimin e kompanive kredimarrëse në vështirësi
Banka e Shqipërisë ka miratuar së fundmi Rregulloren e re “Për Trajtimin jashtëgjyqësor nga bankat, të kredimarrësve në vështirësi financiare”. Në përcaktimet e këtij vendim shkruhet se vendimi në fjalë i shtrin efektet deri në datën 31 dhjetor 2020 dhe si qëllim të vetin rregullorja shpall
reduktimin e kredive me probleme dhe mbajtja nën kontroll e cilësisë së portofolit të kredisë, duke nxitur trajtimin e kredimarrësve në vështirësi financiare, nëpërmjet një bashkëpunimi të strukturuar dhe eficient ndërmjet bankave
Hyn në fuqi rregullorja e BE për privatësinë
Nga 25 maji do të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bashkimit Europian për mbrojtjen e privatësisë. Ajo imponon kushte të rrepta në përpunimin e të dhënave personale dhe respektimin e gjithë qytetarëve të BE-së.
Ndryshimi u bë me me arsyetimin se të dhënat personale konsiderohen si një pasuri e vlefshme dhe rregullat që i mbrojnë duhet të jenë më të rrepta. Rregullorja e re zëvendëson kështu Direktivën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave 1995, e cila u vu në zbatim para se “icloud” të prezantonin mënyra të reja të menaxhimit të të dhënave personale.