Pornhub sfidon BE-në

Postuar në 10 Mars, 2024 15:38

Pornhub dhe dy sajte të tjera për të rritur kundërshtojnë rregulloren e re të BE-së, e cila parashikon opsionin e verifikimit të moshës së përdoruesve.

Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA) hyri në fuqi gushtin e kaluar, me synimin për të futur brenda kornizës së ligjit platforma shumë të mëdha në internet, mendohet se mund të përbëjnë "rrezik sistemik" për shoqërinë.

Ligji i moderimit të përmbajtjes ka si objektiv faqet me mbi 45 milionë përdorues mujorë (rreth 10% e popullsisë së BE-së) që mbështeten kryesisht në të ardhurat nga reklamat. Rregullorja e re u kërkon këtyre faqeve të mbrojnë të miturit nga përmbajtjet e dëmshme, duke përfshirë dezinformatat dhe imazhet grafike.

Pornhub po mbrohet duke thënë se trafiku i vizitorëve të tij është nën 45 milionë, kriter ky që sipas ligjit e detyron të aplikojë masa të verifikimit të moshës, si p.sh. përdorimi i detyruar i kartës së identitetit.

Platformave që bëhen subjekt i DSA-së, mes të cilave Amazon dhe Meta, duhet t’i paguajnë BE-së një tarifë mbikëqyrjeje për ndihmën në mënyrë të moderuar dhe do të përballen me gjoba të mëdha nëse nuk respektojnë rregulloren.

Paditë e Pornhub dhe të tjerëve kanë nxitur diskutime më të gjera mbi shtrirjen e ligjit të ri dhe luftën e BE-së për të luftuar përmbajtjen e dëmshme dixhitale, e cila mund të ketë implikime të lirisë së fjalës përtej kufijve të BE-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.