Çfarë është ilegale offline do të jetë ilegale online
Komisioni Europian ka finalizuar legjislacionin që rregullon aktivitetitn e kompanive të mëdha të teknologjisë. Akti për Shërbimet Dixhitale është pjesa e dytë e projektit rregullator dhe synon marrjen e masave më të forta shtrënguese dhe pasojave për platformat dhe faqet që përmbajnë apo hostojnë një listë materialesh të ndaluara si gjuha e urrejtjes, dizinformimi dhe abuzimi seksual me fëmijët.
Po, kemi një marrëveshje. Me Aktin, koha kur platformat e mëdha sillen sikur të jenë shumë të mëdha për të dashur t’ia dinë po afron drejt fundit. Një gur miliar për qytetarët e BE-së
shkruan në Tuiter, Komisioneri për Tregun e Brendshëm Thierry Breton.
Nga ana e vet, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen e ka cilësuar marrëveshjen si historike. Sipas saj, rregullat e reja do të mbrojnë përdoruesit online, sigurojnë lirinë e shprehjes dhe mundësitë për biznes.
Çfarë është ilegale offline do të jetë ilegale online
citohet ajo.
Legjislacioni është përballur me lobim të fortë të kompanive që e kanë përqendruar debatin te liria e shprehjes.
Rregullorja detyron platformat të heqin sa më shpejt përmbajtjen ilegale ndërkohë që detyron edhe rrjetet sociale të ndalojnë aksesin e përdoruesve që shkelin rregullisht ligjin.
Akti duket se i bën jehojnë vendimeve të platformave sociale për të ndaluar p.sh aksesin dhe të drejtat e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ndërkohë që na kujton edhe legjislacionin shqiptar të miratuar së fundmi për këtë temë. Duhet thënë se koha e artë e internetit, ashtu siç kuptohet zakonisht liria e plotë, ka ardhur në fund.
Add new comment