piktura
Zbulohet rastësisht në Romë një pikturë e Rembrandt-it
Një kryevepër e Rembrandt që mendohej e humbur është gjetur pas disa shekujsh në Romë. Zbulimi u bë krejt rastësisht nga restauruesja Antonella di Francesco, e cila e kuptoi vlerën e pikturës ndërsa po e restauronte.
Piktura e çmuar është një pikturë vaji në letër e aplikuar në kanavacë, që i përket viteve 1632-1633. Me temën “Adhurimi i magjistarëve”, piktura ka mbijetuar deri më sot, vetëm përmes kopjeve, ndër të cilat më të njohurat ruhen në Shën Petersburg dhe Goteborg.
Franca kthen pikturën e Klimt që u shit gjatë pushtimit nazist të Austrisë
Franca do t’u kthejë një pikturë të artistit austriak Gustav Klimt trashëgimtarëve të familjes hebreje që u detyrua t’u shiste atë nazistëve.
Ministrja franceze e kulturës, Roselyne Bachelot, tha se kthimi i pikturës te pronarët e ligjshëm është njohje e krimeve që rënduan mbi ta.
Shteti francez e bleu veprën në vitin 1980 pa e ditur historinë e saj.
Shfaqet për herë të parë një pikturë e Van Gogh
Një pikturë e vitit 1887 që mban firmën e Vincent Van Gogh shfaqet në public për herë të parë. Piktura është ruajtur nga një familje franceze për më shumë se një shekull. Ajo del në shitje më 25 mars në ekspozitën impresioniste dhe moderne të Sotheby’s në Paris, në bashkëpunim me shtëpinë e ankandeve parisiene Mirabaud Mercier.
Mesazhi që fsheh “Ulërima” e Edvard Munch
“Ulërima”, një prej pikturave më të famshme të Edvard Munch, fsheh një sekret, i cili është zbuluar së fundmi. Skanimet me rreze infra të kuqe kanë zbuluar një fjali të shkurtër, me germa të vogla në një cep të pikturës.
"Mund të pikturohej vetëm nga një i çmendur", është fjalia e shkruar me laps në këndin e sipërm të majtë. Analizat e kryera nga Muzeu Kombëtar i Norvegjisë kanë konfirmuar se fjalët janë shkruar nga vetë autori, raporton BBC.
Mark Rothko, piktori që zhbllokoi fuqinë emocionale të ngjyrës
Mëshira
Simon Rrota, një rrëfim për veprën dhe jetën e mjeshtrit të penelit
Edhe pse një nga piktorët më të njohur shqiptarë, për figurën e tij është folur pak në historinë e artit tonë.
Por, për Simon Rrotën ka shumë për të zbuluar.
I konsideruar shpesh si piktori i fundit i Rilindjes, ai ishte në fakt një artist, që nuk mund të kornizohet brenda një përcaktimi të tillë.
Jeta e tij është një udhëtim unik në periudha të ndryshme, që nga monarkia deri në komunizëm, ndërkohë që krijimtaria e tij i përket periudhës para vitit 1944.
Fotolajm/Opozita 'pikturon" nga Jashtë, kryeministri pikturon nga brenda
Kryeministria i ngjan tashmë sadopak një qelie të stërmadhe periferie, ku "kultura" e grafiteve dhe "llangosjes" estetike mund të marrë udhë lirshëm meqenëse z. Rama e promovoi Hapjen e dyerve të pushtetit me vendosjen e të ndjerës kërpudhë dhe strehëzes prej diskoje në hyrjen kryesore. Kryeministri ka mundësinë të ndihet si një artist i vërtetë sepse opozita po i dhuron shansin e jetës: të luftojë shëmtinë. Por atë të Fasadave vetëm ama.
Piktura "profetike" e Bansky-t për Brexit
10 vjet më parë Banksy krijoi këtë tablo të parlamentit britanik të titulluar “Devolved Parliament”. Vepra e artistit të famshëm pasqyron Parlamentin Britanik të mbushur me ... shimpanze. Muzeu i Bristolit vendosi ta ekspozojë me rastin e datës zyrtare të Brexit, planifikuar fillimisht për sot, proces që përfundimisht do të shtyhet.
Piktori e ripostoi tablonë në llogarinë e tij në Instagram me mbishkrimin:
Demonët tanë dhe arti i justifikueshëm moralisht i Schiele
Egon Schiele filloi të priste vajza adoleshente në studion e tij në Neulengbach, Austri, për herë të parë rreth vitit 1910. Rreth tridhjetë milje nga Vjena, ai kishte një studio të vogël pikture me një kopsht nga mbrapa. Djemtë dhe vajzat, shpesh nga shtresat më të varfra, kalonin kohë atje me të dhe me të dashurën e tij modele, Walburga Neuzil, të cilin ai e thërriste Wally. Schiele ishte vetëm njëzet vjeç atëherë. Wally ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe. Mosha e lejueshme për marrëdhënie në atë kohë në Austri ishte katërmbëdhjetë (siç është sot) dhe lidhja e tyre nuk ishte ndonjë skandal.