Piktura "profetike" e Bansky-t për Brexit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/03/brexit_2019_03_30_13.jpg?itok=vMmUXT1Q)
10 vjet më parë Banksy krijoi këtë tablo të parlamentit britanik të titulluar “Devolved Parliament”. Vepra e artistit të famshëm pasqyron Parlamentin Britanik të mbushur me ... shimpanze. Muzeu i Bristolit vendosi ta ekspozojë me rastin e datës zyrtare të Brexit, planifikuar fillimisht për sot, proces që përfundimisht do të shtyhet.
Piktori e ripostoi tablonë në llogarinë e tij në Instagram me mbishkrimin:
" E bëra këtë punë dhjetë vjet më parë. Muzeu Bristol thjesht duhet ta rivendosë atë për ditën e Brexit. Tani qeshni, por një ditë askush nuk do mbajë përgjegjësi për këtë" .
Nga ana tjetër teksa opinioni publik në Britaninë e Madhe pret dorëheqjen e kryeministres Tereza Mei pas disfatës së tretë për Brexit, shefja e qeverisë as që e çon ndërmend të dorëzohet.
BBC raporton se kryeminsitrja britanike do të çojë planin e saj të shkëputjes për herë të katërt në parlament, për të tentuar sërish mbështetjen e deputetëve. Përpara se të japë dorëheqjen siç ka premtuar, Tereza Mei kërkon të përmbyllë marrëveshjen e arritur me Brukselin. Mijëra mbështetës të Brexit manifestuan të premten në rrugët e Londrës. Eurodeputeti Najxhëll Farazh, një nga promotorët e shkëputjes nga Unioni, paralajmëroi një tjetër fitore nëse referendumi përsëritet.
Comments
Mbaje pergjegjesi apo nuk do
Mbaje pergjegjesi apo nuk do kete kush te drejtoje?
Add new comment