Zbulohet rastësisht në Romë një pikturë e Rembrandt-it
Një kryevepër e Rembrandt që mendohej e humbur është gjetur pas disa shekujsh në Romë. Zbulimi u bë krejt rastësisht nga restauruesja Antonella di Francesco, e cila e kuptoi vlerën e pikturës ndërsa po e restauronte.
Piktura e çmuar është një pikturë vaji në letër e aplikuar në kanavacë, që i përket viteve 1632-1633. Me temën “Adhurimi i magjistarëve”, piktura ka mbijetuar deri më sot, vetëm përmes kopjeve, ndër të cilat më të njohurat ruhen në Shën Petersburg dhe Goteborg.
Për shkak të një incidenti të ndodhur në vitin 2016, piktura duhej të instalohej për së dyti dhe ndërsa e bënte këtë punë, restauruesja Antonella Di Francesco kuptoi se ishte përpara një kryevepre.
Teknika shumë e rrallë, por tipike për mjeshtrin holandez në vitet 1830, me të cilën u krijua vepra dhe përmasat e saj (54x44.5 cm), është e njëjta me ato të një serie pikturash të Rembrandt.
Gjetjes së veprës së Rembrandit iu kushtua një simpozium i posaçëm me temë "Rembrandt: identifikimi i prototipit, duke parë të padukshmen", që u mbajt paraditen e sotme në Akademinë Franceze të Villa Medici, në Romë, në prani të ekspertëve të njohur ndërkombëtarisht, raporton Avvenire.
Takimi u promovua nga Fondacioni Italian Heritage, një organizatë jofitimprurëse e angazhuar në rritjen dhe zgjerimin e trashëgimisë kulturore italiane.
Add new comment