Rembrandt
Zbulohet rastësisht në Romë një pikturë e Rembrandt-it
Një kryevepër e Rembrandt që mendohej e humbur është gjetur pas disa shekujsh në Romë. Zbulimi u bë krejt rastësisht nga restauruesja Antonella di Francesco, e cila e kuptoi vlerën e pikturës ndërsa po e restauronte.
Piktura e çmuar është një pikturë vaji në letër e aplikuar në kanavacë, që i përket viteve 1632-1633. Me temën “Adhurimi i magjistarëve”, piktura ka mbijetuar deri më sot, vetëm përmes kopjeve, ndër të cilat më të njohurat ruhen në Shën Petersburg dhe Goteborg.