piktura
Edhe më e egër se Caravaggio, gruaja që mori hak përmes pikturave të saj
Dy gra mbajnë një burrë të mbërthyer në shtrat. Njëra i ka ngjeshur grushtin në kokë, që ai të mos mund të ngrihet, ndërsa tjetra i ka vënë duart në gjoks. Ato kanë krahë të fuqishëm, por pavarësisht kësaj, u duhet t’i bashkojnë forcat për ta mbajtur viktimën pa lëvizur, ndërsa njëra prej tyre i pret fytin me një shpatë që shkëlqen.Gjaku rrjedh mbi çarçaf, por ajo nuk ka ndërmend të ndalet derisa t’ia presë kokën plotësisht. Sytë e viktimës janë të hapur. Ai e di shumë mirë se çfarë po i ndodh.
Shitet për 157.2 mln dollarë nudoja e Modigliani-t
Një pikturë e Amedeo Modigliani-t u bë vepra e katërt e artit me çmimin më të lartë të shitur në një ankand. E titulluar "Nu couché", tabloja e një gruaje nudo të shtrirë kapi shifrën e 157.2 milionë dollarëve.
Shtëpia 274-vjeçare e ankandeve konfirmoi se piktura në vaj kishte arritur çmimin më të lartë të çdo pune në historinë e kompanisë. E njëjta punë Modiglianit në 2003-in kishte një vlerë prej 27 milionë dollarësh.
Shqipëria dhe shqiptarët në sytë e piktorëve francezë (VIDEO)
Mund të themi se për shqiptarët, veç epokës së Rilindjes dhe lëvizjeve për liri e pavarësi, shekulli i XIX ishte gjithashtu dhe shekulli i portretizimit të tij në imazhe, pasi pothuaj për herë të parë, bota e Perëndimit shikonte portretet e shqiptarëve, veshjet e tyre, dekoret shqiptare dhe gjithçka e jashtme që lidhej me përjetimet e tyre, valltarët, këngëtarët, personazhet historikë, edhe pse në pjesën më të madhe këtu bëhet fjalë për shqiptarët jashtë kufijve aktualë të Shqipërisë, pra të atyre që jetonin jashtë kufijve të sotëm.
Piktura e parë ku dëshmohet kanceri i gjirit vjen nga Rilindja
Tanimë pranohet gjerësisht se kanceri është një sëmundje që ka shoqëruar njeriun qysh prej kohëve antike. Skeletet e gjetura dhe analizat e kryera mbi to kanë evidentuar këtë defiçencë të trupit tonë si sistem që gjeneron sëmundjen e cila ende sot konsiderohet relativisht e shërueshme.
Për të provuar këtë fakt shërben edhe arti figurativ analizuar së fundmi nga një ekip onkologësh të universitetit të Warwick.
I veçanti Beksiński
Të paktë mund të jenë piktorët që impresionojnë kaq shumë qysh në pamje të parë sa piktori polak Zdzisław Beksiński. Distopia në veprën e tij është sfondi dhe lënda e një imagjinate që imiton thuajse një ferr që na pret të gjithëve. Motive të zakonshme të ankthit më sublim të njeriut, Vekjes apo edhe Hiçësimit të ekzistencës në një Kundërjetë; kafka dhe skeletë, një bashkësi vdekjeje që mishërohet në një estetikë që ndërgjegjja njerëzore nuk mundet ta konstruktojë në sferën e "normales". Por edhe eros.
Leonardo Da Vinçi “vendos” rekordin e 450 milionë dollarëve për “Shpëtimtarin e Botës”
Piktura e Leonardo Da Vinçi, Salvator Mundi, është shitur në ankand për shofrën rekord prej 450. 3 milionë dollarësh. Ankandi është zhvilluar në Christie në New York dhe shënon rekord në historinë e shitjeve të pikturave. Ajo u realizua 5 vjet para vdekjes së Leonardos dhe dikur i përkiste mbretit Charles I të Anglisë dhe më vonë djalit të tij, Charles II. Kjo në shekullin e 17-të. Pas kësaj kohe, nuk ka ndonjë të dhënë për vendndodhjen e pikturës. Në vitin 2005 ajo u zbulua në në një ankand të vogël në SHBA ku konsiderohej si kopje.
"E ka bërë piktori në kokë të tij"
Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, sqaron për Fiks Fare psenë e "ikonës" së Edi Ramës në qendrën multifunksionale të qytetit.
Shitet për 12.6 milionë dollarë portreti i Maos
Ndonëse shtëpia e ankandeve Sotheby priste që portreti i "ndaluar" i Mao Ce Dunit, i krijuar nga Andi Warhol të prekte 14 milionë dollarët, çekiçi tradhëtoi çdo parashikim. Piktura u ble nga një koleksionist privat me një çmim prej 12.6 milion dollarësh në ankandin e zhvilluar në Hong Kong.
Ndërmjet Cezanne-s, Braque-s dhe Matisse-s
Ndikimi i Paul Cezanne, pak edhe George Braque, herë pas here edhe të Henri Matisse-s, ndriçuan në formimin e piktorit nga Shqipëria Alush Shima, i cili ditë më parë hapi ekspozitën personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Tek Cezanne, piktori Shima huazon formën, ngjyrën, herë pas herë dritën, poashtu edhe kompozicionin, qëndrueshmërinë e formës, ndërsa perspektivën e nxjerrë nga rregulli i imponuar.
"Jam një piktor që shkruaj"*
Në vitin 1974 hoqa dorë nga ëndrra për t’u bërë piktor dhe arkitekt dhe vendosa të bëhem shkrimtar. Vizatoja qëkurse kisha mësuar të lexoja dhe të shkruaja. Familja më nxiste: në shtëpi donin që të ndiqja karrierën e Le Corbusier, arkitekt dhe piktor. Po pse atëherë, ndërkohë që studioja në univeristet dhe pasi I isha dedikuar për 15 vite pikturës, vendosa të bëhem shkrimtar?