pergjimi
Proza e shantazhit në emër të Shtetit
Qeveria, madje më shumë se kaq, Shteti, ka nisur gjuetinë e ujqërve. Po e bën këtë pa zhurmë, duke vëzhguar, duke llogaritur, e duke marrë shënim gjurmët që po lihen. Shteti është i sofistikuar: kësaj radhe parlajmëron aplikimin e represionit në ligjëratë të zhdrejtë. Dhe nuk e ka nisur keq.
Përgjimi/“Top-Channel” “mbylli debatin”, “Tv Klan” e hap. Prokuroria: Letra e Pansas pa vulë, pa datë dhe nuk i përgjigjet pyetjeve të bëra
Edicioni i djeshëm kryesor i televizionit kombëtar “Top-Channel” u hap me këto fjali: “Policia italiane ka mbyllur debatin për pajisjen përgjuese. Në një letër që drejtori i saj Alesandro Panza i çon Adriatik Llallës përmes Ambasadës italiane, konfirmon se pajisja nuk është përdorur për asnjë lloj përgjimi dhe se ka qenë gjithmonë në zotërim të palës italiane vetëm për qëllime trajnimi...”. e më pas vazhdonte historia e një letre të një ish-drejtori të Policisë italiane, që ia ka dërguar Adriatik Llallës, përmes ambasadës italiane në Tiranë.
Nga buron bindja e PD se policia ka përgjuar dhe çfarë roli kanë shërbimet partnere
Mazhoranca sinkronizoi sot repartin politik dhe atë mediatik për të kategorizuar letrën sqaruese të policisë italiane për pajisjen e përgjimit si epilogun e një historie që nxori të diskretituar opozitën me përqasjen “shumë zhurmë për asgjë”. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri foli për një "përthyerje" që i mëshon faktit se "pajisja ka qenë vetëm didaktike dhe nuk ka patur kapacitetet teknike për të përgjuar".
Parashutë italiane për Sajmir Tahirin, Edi Ramën dhe përgjimin. Italianët kujtojnë “imunitetin”. Europol ndryshon njoftimin
Sot ka qenë ditë e mirë për qeverinë shqiptare. Sidomos për kufizat e inkriminuara mediatikisht të saj, ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryeministrin Edi Rama. Lajmi i parë i mirë erdhi nga televizoni Top-Channel, i cili ishte shërbyer me një letër të drejtorit të Policisë italiane, për pajisjen përgjuese. Nëse një ditë më parë, analisti Andrea Stefani bënte pretencën apo avokatin në “Dita” kur pyeste pse nuk flet Interforza, Top-Channel jep verdikitin kur shkruan se “debati u mbyll”.
Çfarë thotë letra e drejtorit të Policisë Italiane?
A na përgjojnë në shkelje të ligjit? Kjo ka më shumë rëndësi se vizita e munguar e Visho Ajazit tek kryeministri
Raportimi i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, para Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ka tërhequr vëmendjen për shumëçka. Një nga këto është edhe deklarimi i tij se për informacionin e ardhur se në Shqipëri ka hyrë një pajisje përgjimi, pa leje dhe pa dijeninë e Prokurorit të Përgjithshëm, ai nuk e ka informuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Përgjigja e Ajazit ndaj kësaj pyetjeje ishte: “Lidhur me pyetjen pse s’e kam informuar zyrtarisht Kryeministrin ishte se ishte informacion i pakonfirmuar.
Berisha “shpëton” Interforzan: "Pajisja e përgjimit ka hyrë në thyerje të marrëveshjes ndërshtetërore me palën italiane”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar më tej sot duke ofruar “informacione të sigurta” siç i quan ai, për pajisjen e përgjimit që pretendohet se operon në Shqipëri në kushte antiligjore. Madje, Berisha shkruan në Facebook, se pajisja ka hyrë dhe përdoret “...ne thyerje flagrante te ligjeve te vendit dhe marreveshjes ndershteterore me palen italiane”, duke nxjerrë kështu jashtë “përgjegjësisë” misionin Interforza dhe palën italiane.
Pajisja e përgjimit, prokuroria e nis punën me Ardian Çipën
Prokuroria ka nisur seancat e pyetjeve për pajisjen e përgjimit që pretendohet se disponohet nga policia në kushte jashtëligjore, me zv.drejtorin Ardian Çipa. “Për thuajse dy orë, Ardian Çipa, Zv.drejtor i policisë së shtetit, Ardian Çipa u mor në pyetje në prokurorinë e Tiranës në lidhje me pajisjen e përgjimit që disponon policia shqiptare. Çipa u mor në pyetje nga prokurorja Anisa Qilimi. Çipa mësohet se ka dhënë sqarime për rrethanat në të cilat është marrë pajisja e përgjimit dhe përdorimin e saj nga policia”, raporton portali “lapsi.al”.
Metadatat telefonike, jo aq "të pafajshme" sa mendohej
Sa më shumë kalon koha, sa më shumë ndërlidhemi, aq më të ekspozuar bëhemi ndaj survejimit. I cili ekziston tanimë si mundësi që ta jep teknologjia, edhe kur atë e frenon legjilsacioni. Një ekip i universitetit të Stanford në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur të vjelë një bashkësi të dhënash delikate për përdorues të telefonave, nisur nga të dhëna dytësore, për të cilat agjencitë qeveritare nuk kanë nevojën e një mandati nga gjykata apo prokuroria. Fjala është për ato që quhen Metadata, që janë të dhëna strukturore apo përshkruese të përmbajtjes së të dhënave kryesore.
Kryeministri ironizon “brenda murit të Facebook” dhe mohon përgjimin. A nuk është më mirë – edhe për të – që Sajmir Tahiri, t’i nënshtrohet Poligrafit?
Parlamenti është vënë në lëvizje për të zbardhur të vërtetën e pajisjes së përgjimit që pretendohet se disponon dhe përdor policia në shkelje të ligjit. Presidenti i Republikës ka zyrtarizuar shqetësimin e vet në këtë drejtim – përtej konsideratave politike, Bujar Nishani përfaqëson një institucion dhe ndaj tij nuk mund të përgjigjesh me deklarata politike.
Pretendimet për përgjim nga Policia, PD kërkon seancë dëgjimore me Tahirin, Visho Ajazin dhe Adriatik Llallën
Partia Demokratie ka dalë sot zyrtarisht me një qëndrim për çështjen e të ashtuquajturës pajisje e përgjimit që pretendohet se është në përdorim të paligjshëm nga Policia e Shtetit. Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një listë të personave që sipas tij përgjohen në këtë mënyrë. Sot, kryetarimi PD-së, Lulzim Basha, ka ecur më tej, kur ka paralajmëruar thirrjen në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, të ministrit Sajmir Tahiri, që do të jetë përballë Prokurorit të Përgjithshëm dhe Shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror.