Pajisja e përgjimit, prokuroria e nis punën me Ardian Çipën

Postuar në 17 Maj, 2016 21:43

Prokuroria ka nisur seancat e pyetjeve për pajisjen e përgjimit që pretendohet se disponohet nga policia në kushte jashtëligjore, me zv.drejtorin Ardian Çipa. “Për thuajse dy orë, Ardian Çipa, Zv.drejtor i policisë së shtetit, Ardian Çipa u mor në pyetje në prokurorinë e Tiranës në lidhje me pajisjen e përgjimit që disponon policia shqiptare. Çipa u mor në pyetje nga prokurorja Anisa Qilimi. Çipa mësohet se ka dhënë sqarime për rrethanat në të cilat është marrë pajisja e përgjimit dhe përdorimin e saj nga policia”, raporton portali “lapsi.al”.

Më tej thuhet se Prokuroria do të marrë në pyetje edhe drejtorin e Policisë, Haki Çako,që ka deklaruar se “pajisja ekziston, por ajo i përket misionit Interfoza”. Ndërkohë, minstri i Brendshëm modifikoi versioni kur në emisionin “Top-Story” deklaroi se “bëhet fjalë për një pajisje që vetëm lokalizon numrat e telefonit dhe nuk përgjon bisedat apo mesazhet në celular”.

Çipa është ndër zyrtarët me karrierën më të shpejtë në polici që nga ardhja e socialistëve në pushtet. Ai ka qenë në fokus të shumë akuzave nga ish-kryeministri Sali Berisha, që e ka quajtur atë “ushtar i Shullazit”.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.