Metadatat telefonike, jo aq "të pafajshme" sa mendohej

Postuar në 17 Maj, 2016 19:14

Sa më shumë kalon koha, sa më shumë ndërlidhemi, aq më të ekspozuar bëhemi ndaj survejimit. I cili ekziston tanimë si mundësi që ta jep teknologjia, edhe kur atë e frenon legjilsacioni. Një ekip i universitetit të Stanford në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur të vjelë një bashkësi të dhënash delikate për përdorues të telefonave, nisur nga të dhëna dytësore, për të cilat agjencitë qeveritare nuk kanë nevojën e një mandati nga gjykata apo prokuroria. Fjala është për ato që quhen Metadata, që janë të dhëna strukturore apo përshkruese të përmbajtjes së të dhënave kryesore. P.sh gjuha e përdorur e një faqeje online, programi i përdorur për krijimin e saj, hyjnë te Metadata dhe klasifikohen si të dhëna të burimit. Për komunikimet telefonike Metadata konsiderohen logset, pra thirrjet hyrëse dhe dalëse, kohëzgjatja e bisedës etj., por jo përmbajtja, e cila hyn te të dhënat kryesore.

Ekipi i kërkuesve mori këto të dhëna nga 800 vullnetarë dhe duke kombinuar ato, arriti të krijonte një panoramë të identikitit të tyre. P.sh nëse ke thirrje të shpeshta me një mjek kardiolog, vuan nga zemra. Kjo përmes një aplikacioni të ngjashëm me ato të smartphone, duke kapur kështu një aspekt privat të individit në rrugë krejt ligjore.
Në ShBA vjelja e metadatave bëhet pa mandat, meqenëse ato konsiderohen se nuk përmbajnë të dhëna sensitive, por punimi i kërkuesve nga universiteti Stanford e ndryshon krejtësisht panoramën. “Mbeta i habitur nga fakti se sesa shpejt dhe me sukses ne arritëm te hollësi delikate për këta persona”, deklaroi bashkëautori i kërkimit, Patrick Mutchler. “Është shumë interesante kur shikon sesa lehtë dhe saktë ne arritëm të identifikojmë një person që ka probleme shëndetësore, që ne e konsiderojmë thellësisht private”, shtoi ai.

Ky aplikacion hap një dritare shumë të madhe survejimi, pa nevojën e një mandati, pasi ai lejon që të monitorohen disa persona në këtë mënyrë. Personi A telefonon personin B, ky telefonon personin C. Mandej analistët kombinojnë metadatat e këtyre referuar një subjekti të dyshuar. Nga një përllogaritje rezulton se Agjencia e Sigurisë Kombëtare, në këtë mënyrë, mund të survejojnë 25 000 individë, nisur nga vetëm një “telefon i dyshuar”.
Ky konstatim pritet të ketë pasoja në adoptimin e politikave të reja për ruajtjen e privatësisë. Një mënyrë është reduktimi i kohës së ruajtjes së metadatave nga 5 vjet në 18 muaj.
Autoritetet shqiptare nuk duket se kanë këto kapacitete, por në dritën e denoncimeve për përgjime, si mania e re e pushtetit/eve, është mirë që të mos jepni asnjë të dhënë. Pse jo t’i fshini të gjitha.

http://phys.org/news/2016-05-scientists-metadata-reveal-surprisingly-sen...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.