pergjimi

"Jemi nën përgjim", thotë Berisha. Por nuk publikon listën e plotë për të cilën akuzon

Postuar në 15 Maj, 2016 20:08

Ish-Kryeministri Sali Berisha publikon sot një listë me emra personash publikë, apo drejtues partish politike e institucionesh, që sipas tij janë në përgjim në kundërsh

Dyshimet për përgjime të paligjshme nga policia, Çako fut në lojë italianët

Postuar në 14 Maj, 2016 10:34

Policia është nën presionin e prokurorisë për të zbardhur përgjegjësinë e saj në instalimin e një pajisjeje përgjuese në zyrat e saj. Dy ditë pas nisjes së hetimeve, prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e pajisjes përgjuese të paautorizuar, që është instaluar në zyrat e Policisë së Shtetit. Gazeta "Mapo" raporton se dy oficerë të Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë janë paraqitur në zyrat e policisë mëngjesin e djeshëm, me vendimin e sekuestrimit në dorë. Ata mësohet se kanë kërkuar takim me titullarin, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

Paisje përgjuese në Policinë e Shtetit

Postuar në 11 Maj, 2016 09:23

Gazeta Mapo ngre shqetësimin se një paisje përgjuese tepër e sofistikuar është instaluar prej më shumë se një muaji në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, duke vënë në alarm institucionet e sigurisë. Sipas saj  pajisja nuk rezulton e regjistruar në asnjë regjistër zyrtar apo dokument tjetër të institucioneve të Sigurisë. “Jo zyrtarisht policia thotë se kjo paisje përdoret për qëllime trajnimi të policisë së Shtetit.

Hamendësime për përgjime masive nga Ministria e Brendshme. A ka dijeni kryemimistri?

Postuar në 01 Prill, 2016 10:00

Gazeta “Sot” raporton në numrin e sotshëm për një pajisje të sofistikuar përgjimi që është në dispozicion të Ministrisë së Brendshme. Sipas kësaj gazete, e cila informon përmes burimeve jozyrtare, pajisja arrin të përgjojë edhe komunikimin sms, whatsapp dhe viber, çka e kthen Ministrinë e Drejtuar nga Sajmir Tahiri në një institucion me mundësi ndërhyrjeje në jetën e qytetarëve. Dhe në fakt sipas gazetës në fjalë ka përgjime qytetarësh nga kjo ministri, sigurisht me urdhër të titullarit të saj.

Pages

Subscribe to RSS - pergjimi