meta
Meta nuk zhgënjen, një karamele nga Kuvendi për Donald Lu
Ishte e pritshme që Ambasadori amerikan Donald Lu të merrte një tjetër kolpo institucionale në dyluftimin me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. E pritshme sepse zgjodhi armën e gabuar për të goditur Adriatik Llallën duke mbetur vetëm në nivelin e retorikës dhe moralit. Donald Lu e akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm se ishte kundër reformës në drejtësi me argumentin se në kundërshtim me Kushtetutën kishte propozuar vetëm 3 emra për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Vallja anti-sorosiane dhe kronologjia e tensionit PS-LSI
Ngjarjet që dominuan politikën ditët e fundit janë padiskutim dy. Shpërthimi dhe shkarkimi i Ylli Manjanit dhe përplasja mes kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu. A janë dy ngjarje të veçuara apo të lidhura me njëra tjetrën?
Kumuria e Rrugës së Elbasanit
Shumëkush e cilësoi si tërmet atë që ndodhi me Ylli Manjanin. Për mendimin tim, intervista agresive ndaj qeverisë në “Top Channel” e Ministrit të Drejtësisë, ishte prova më e fundit e Ilir Metës për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Pra ishte një tërmet i krijuar me dashje (kundër Saimir Tahirit) për të provuar rezistencën e koalicionit. Sizmiologët shpjegojnë, se, kur lëkundja e tokës është dukuri natyrore, njeh dy faza. Tërmetin kryesor dhe pas-tërmetet që vijnë duke u shuar. Për lëkundje para-tërmet nuk kemi dëgjuar. Patjetër ato ekzistojnë, por njerëzit nuk i kuptojnë.
Do kërkohet diçka më shumë sesa protesta
Ilir Meta e ka braktisur sot ministrin e Drejtësisë të sapo shkarkuar Ylli Manjani. Ai i ka cilësuar shashka akuzat e Manjanit, duke dashur kështu të ftohë situatën e ndezur në koalicionin qeverisës që është në krizë permanente. Por kreu i LSI-së ka bërë edhe këtë vërejtje, në kontekstin e deklaratës se “arresimin e Balilit ma kërkuan në Departamentin Amerikan të Shtetit”.
Vrasja e ministrit
Ky ishte dëmi më i vogël që ndodhi sot. Në historinë tonë të re kombëtare janë shënuar disa si kjo, kjo është vrasja e katërt “në gjueti”.
Mbi kokën e Manjanit është zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë
Paradoksi i qëndrimit në qeveri të LSI-së edhe pas deklaratave të forta të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani deligjitimoi çdo arsye që Edi Rama dhe Ilir Meta të vazhdojnë të qeverisin këtë vend sikur nuk ka ndodhur asgjë. Vetë LSI tha se nga dy opsionet atë të shkarkimit të kryeministrit dhe largimit të ministrit Manjani zgjodhi shkarkimin e ministrit të saj. Askush nuk ka pse të habitet nga standarti i të bërit politikë i LSI-së, për aq kohë sa negociatorë të këtyre standardeve janë Ilir Meta dhe Edi Rama.
Qeveria që erdhi për të vjedhur Shqipërinë
Ylli Manjani duket se ka bërë një gjest politik edhe personal në ikjen e tij nga detyra e ministrit të Drejtësisë. Ai ka folur për shumë paudhësi të kësaj qeverie, e cila u bërtet dhe u mban shkopin në dorë qytetarëve edhe për një faturë të papaguar dritash, por nga ana tjetër ushtron një pushtet të ndërthurur me trafikantë dhe përfiton nga një ekonomi e krimit.
Aleanca e "të fortëve" keqkuptohet për çështje etike
Prej disa ditësh po shohim shfaqjen kombëtare PS-LSI, dy parti që kanë bërë bashkë Ilir Metën me Edi Ramën, dy personazhe që 4 vjet më parë hodhën firmën për të rilindur Shqipërinë. Bazuar mbi asnjë princip tjetër veç pazarit për transformuar qeverisjen Meta - Berisha në një rikonfigurim Meta-Rama, tradhëtia e 85 mijë zemrave opozitare u vulos nga "tradhëtia e shuplakave", një telenovelë e njohur që gjithsesi u gëlltit pa probleme nga populli socialist.
Qeveria si konfederatë partish dhe klanesh
Pas tërmeteve që shkundën Shqipërinë javën e kaluar, përplasja PS-LSI ishte ankthi kryesor i shqiptarëve. Dita gdhihej dhe ngrysej me merakun e madh se çfarë do thotë Iliri, se çfarë postimi do bëjë Edi, se pse e tha Peleshi këtë, apo pse Taulant Balla ende nuk ka folur.
Policia u prish gjumin Balilajve, u kontrollon shtëpitë me shumë “korrektesë”
Policia njoftoi rinisjen e operacioneve për arrestimin e Kelmend Balilit, ish-zyrtarit të LSI-së të shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e trafikut të drogës. Një reagim i sforcuar nga presioni në rritje kundër ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, mbi të cilin bien dyshimet e mosarrestimit të tij, në një kohë që presidenti ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.