meta
Përputhje inteligjence mes Nishanit dhe Metës. Mbledhin Këshillin e Sigurisë për kërkim personi
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka sqaruar sot përmes një deklarate për shtyp arsyet pse do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kërkuar nga ai që në deklaratë cilësohet si Shkëlqesia e Tij, z. Ilir Meta:
Presidenti mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për Kelmend Balilin?
Sot kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, kërkoi thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të trajtuar mosarrestimin e Kelmend Balilit. Dhe siç raporton Tv Klan, Presidenti i Republikës ka vendosur që të veprojë në këtë drejtim.
“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar çështjen e mosarrestimit të të kërkuarit ndërkombëtar për trafik droge, Kelmend Balili. Televizioni Klan ka mësuar se kreu i shtetit e ka marrë këtë vendim pas një letre të nisur nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
LSI-ja, në mes apo majtas?
Para disa ditësh, Ilir Meta i tha publikisht “Jo!” një koalicioni parazgjedhor të LSI-së me PD-në. Ndërsa më parë, një koalicioni të tillë, Lulzim Basha i kishte thënë “Jo! Jo! Jo!”. (Për një koalicion paszgjedhor, nënkuptohet një përgjigje e tipit “hajt se folim”.)
Pyetja që duket se do t mbetet pa përgjigje deri në prill është nëse LSI-ja do të futet në zgjedhje si pjesë e koalicionit aktual mazhoritar, apo do të futet në garë më vete, në mes të dy koalicioneve të mëdha.
Jo rolit të Turqisë , Meta: Në politikën rajonale do të mbështetemi te Italia dhe Greqia
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka publikuar në fund të dhjetorit 2016 një opinion në New Europe me titull: “Një partner i besueshëm dhe solid për axhendën euroatlantike në Ballkan”.
Opinioni i afrohet një skice të qëndrimeve dhe drejtimeve të përgjithshme të politikës së jashtme të vendit tonë për të afirmuar modelin e deri para 3 viteve për qasje të moderuar ndaj problemeve dhe përçim të sigurisë si pasojë e tyre.
Meta del njëherë nga Kosova, dolën çështje me Serbinë për t'u zgjidhur
Teksa media pranë qeverisë ia njohu kryeminitrit Rama “suksesin” e marrëveshjes së faktorit politik shqiptar në Maqedoni, pa i lënë vend interpretimeve apo pikëpyetjeve mbi platformën magjike që bashkoi feudet e vjetra dhe të reja politike të shqiptarëve, pjesa tjetër e qeverisë në Tiranë ka aktivizuar diplomacinë paralele në një tjetër “çështje të nxehtë”. Kjo për të mos humbur garën e protagonizmit patriotik në çështje të karakterit kombëtar aq më tepër në një vit zgjedhor si ky i sivjetshmi.
Në Parajsën Europiane të Kanabisit: Në fillim është Pazari, pastaj…populli
Edi Rama ka shpërndarë sot një video me protagonist – qytetarë që kanë vëmendjen e qeverisë – duke dëshmuar sesi kjo mazhorancë I mban premtimet.
Këtu:
mund të shikohet videoja publicitare e kryeministrit.
Njeriu i Edi Ramës: Banda e Ilir Metës merr fund më 2017-ën
Spartak Ngjela, një prej njerëzve të afërt me kryeministrin Rama dhe mbështetës i politikave të tij ka dalë me një postim në rrjetet sociale ku thotë se politika amerikane do të godasë në 2017 dyshen Meta-Berisha si dy prej bandave më të rrezikshme politike të mbështetura nga krimi në Shqipëri. Të jetë profeci apo e bazuar në informacion të brendshëm kjo pritet të vërtetohet në 2017.
Një pjesë e postimit të Ngjelës:
O burazera, më mirë vazhdoni gënjeni!
Ankohen nga mediat dhe manipulimi dhe vetë janë kudo. Në mëngjes, në darkë, në drekë, pasdite, në fshat, në qytet, në përurime e në kriza. Ata gjejnë konsensusin, ata e prishin konsensusin, udhëheqin integrimin dhe progresin; janë në Facebook, tëitter dhe instagram. Like andej, share këtej, të parët në festa e në fatkeqësi. Janë më të mirët dhe më të këqinjtë. Xhepin plot me statistika. Mundet edhe të jemi takuar ndonjëherë, nuk na mbajnë mend, por mbase edhe kemi pirë ndonjë kafe. Tani kanë nisur ta quajnë njëri – tjetrin politikej.
Hapet pazari për Tiranën. LSI-ja kërkon seancë të hapur për planin urbanistik
Kur e ardhmja mbetet në dorë të LSI-së së Ilir Metës. Paradoksi i këtij tranzicioni duket të mos ketë fund për qytetarët shqiptarë që sot dëshmojnë sesi Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga i punësuari i Edi Ramës, Erjon Veliaj, po zhbën atë që premtoi. Zero ndërtime në katër vjet me planin e ri urbanistic shndërrohet në ndërtime kudo ku ka hapsira. Zyrtarë të Bashkisë kanë pranuar se ndërtimet do të përfshijnë edhe njësinë nr.8 e njohur si zonë e ruajtur, meqenëse aty banorët nuk kanë të drejtë të përmirësojnë standardet për shkak se nuk u lejohet ndërhyrja. Jo më.