Presidenti mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për Kelmend Balilin?
Sot kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, kërkoi thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të trajtuar mosarrestimin e Kelmend Balilit. Dhe siç raporton Tv Klan, Presidenti i Republikës ka vendosur që të veprojë në këtë drejtim.
“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar çështjen e mosarrestimit të të kërkuarit ndërkombëtar për trafik droge, Kelmend Balili. Televizioni Klan ka mësuar se kreu i shtetit e ka marrë këtë vendim pas një letre të nisur nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Në letrën që Meta i ka nisur presidentit, të siguruar edhe nga Televizioni Klan thuhet se Klement Balili, një person me probleme serioze me ligjin, pavarësisht akteve procedurale apo akuzave, të përcjella apo të paraqitura nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare, ende nuk është ndaluar, për t’iu nënshtruar drejtësisë”, raporton televizioni në fjalë.
Balili është subjekt i akuzave për trafik droge në shkallë të gjerë, ndaj kërkesa e Metës është në thelb politike dhe në fakt legjitimon gjuhën e përdorur nga ministri i Drejtësisë Manjani, që e cilëosn drogën çështje të sigurisë kombëtare. Është një akuzë që njëra pjesë e shumicës i bën tjetrës, në kontekstin e negocimeve për zgjedhjet e ardhshme. Mbetet për t’u parë se çfarë do të sugjerojë Këshilli i Sigurisë për arrestimin e një personi, por Meta, që shquhet shpesh për argumente shumë tokësore, gati si të vegjëlisë, e ka një:
“Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për këtë çështje, do të dëshmojë seriozitetin e institucioneve dhe organeve të shtetit shqiptar për adresimin e përgjegjësive konkrete si dhe angazhimin që ato kanë në trajtimin e rasteve të tilla, me impakt në sigurinë kombëtare”, citon Tv Klan letrën e të sapokthyerit nga SHBA-ja. Balili është përfolur shpesh si njeriu i ngushtë i Metës; Kokëdhima deklaroi hapur se ai është njeri i LSI-së.
http://tvklan.al/ceshtja-balili-presidenti-mbledh-keshillin-e-sigurise-k...
Add new comment