kelmend balili

Presidenti mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për Kelmend Balilin?

Postuar në 25 Janar, 2017 20:15

Sot kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, kërkoi thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të trajtuar mosarrestimin e Kelmend Balilit. Dhe siç raporton Tv Klan, Presidenti i Republikës ka vendosur që të veprojë në këtë drejtim.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar çështjen e mosarrestimit të të kërkuarit ndërkombëtar për trafik droge, Kelmend Balili. Televizioni Klan ka mësuar se kreu i shtetit e ka marrë këtë vendim pas një letre të nisur nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Subscribe to RSS - kelmend balili