Hapet pazari për Tiranën. LSI-ja kërkon seancë të hapur për planin urbanistik
Kur e ardhmja mbetet në dorë të LSI-së së Ilir Metës. Paradoksi i këtij tranzicioni duket të mos ketë fund për qytetarët shqiptarë që sot dëshmojnë sesi Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga i punësuari i Edi Ramës, Erjon Veliaj, po zhbën atë që premtoi. Zero ndërtime në katër vjet me planin e ri urbanistic shndërrohet në ndërtime kudo ku ka hapsira. Zyrtarë të Bashkisë kanë pranuar se ndërtimet do të përfshijnë edhe njësinë nr.8 e njohur si zonë e ruajtur, meqenëse aty banorët nuk kanë të drejtë të përmirësojnë standardet për shkak se nuk u lejohet ndërhyrja. Jo më. Me planin e ri do të preket edhe kjo zonë. Por ajo që po ndodh është se bashkia dhe pjesa socialiste e saj po operon me hile ndaj qytetarëve, pa sqaruar gjë, pa asnjë diskutim dhe mbi të gjitha duke dalë kundër asaj që premtoi në fushatë.
Sot u bë I ditur largimi demonstrative I Besnik Aliajt nga mbledhja, ai madje ka paralajmëruar edhe dorëheqjen nëse plani kalon. Në këto kushte ka hyrë në lojë Ilir Meta.
Grupi i keshilltareve te LSI propozojne qe sot te mbahet senace e hapur per planin urbanistik, seance e hapur per opinionin publik, te ftohet shoqeria civile te marri pjese. Sot seanca te kthehet ne degjese publike per planin urbanistik. Te ftohen grupet e interesit te shprehin mendimet dhe opinionet. Transparenca eshte shumë e rendesishme, cdo qytetar duhet te jete i qarte per vendimet qe marrim, do rrime ketu edhe 30 ore me qellim qe te gjithe te sqarohen dhe te jemi te qarte ne vendimarrje. Ftojme shoqerine civile te marri pjese ne degjesen publike. Vota qe kemi marre eshte e qytetareve te Tiranes, jemi keti per te degjuar cdo qytetar, per te mbrojtur cdo shqetesim qe vjjen nga qytetaret e Tiranes.
Këto rreshta janë përcjellë për shtypin nga këshilltari i LSI-ë, Braimllari. Në fakt po përsëritet skenari i Durrësit, ku Vangjush Dako mbeti pa buxhet për shkak të kësja partie dhe PD-së. Sot partia e Ilir Metës nuk është në krah të qytetarëve, nuk po flet për shkelje premtimesh, por po kërkon që të “hapet diskutimi”. Nuk do shumë mend të kuptohet se ku fshihet lepuri. Bashkia njësoj si qeveria janë biznese të partive politike, njësoj si Plani Tirana 030, krejt i errët në mënyrën si u shfaq. Më i errët sesa parkimi nëntokësor i sheshit “Skënderbej” që mori jetë në mendjen e një njeriu të vetëm.
Add new comment