Policia u prish gjumin Balilajve, u kontrollon shtëpitë me shumë “korrektesë”
Policia njoftoi rinisjen e operacioneve për arrestimin e Kelmend Balilit, ish-zyrtarit të LSI-së të shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e trafikut të drogës. Një reagim i sforcuar nga presioni në rritje kundër ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, mbi të cilin bien dyshimet e mosarrestimit të tij, në një kohë që presidenti ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.
Siç njofton policia në vijim të Planit të Masave për kapjen e personit në kërkim Klement Balili, si dhe në zbatim të Ekzekutimit te Urdhërave të kontrollit në banesat e familjarëve të Balilit, lëshuar nga Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Policia e Shtetit ka kontrolluar rreth orës 4: e 30 me shumë korrektesë 10 banesa, 3 hotele, si dhe janë shoqëruar 11 shtetas për tu marre në pyetje.
Bie jo pak në sy nervozizmi i qeverisë, që nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të arrestojë Balilin. Çështja duket se ka vënë në një pozitë aspak komode qeverionë në raport me partnerët ndërkombëtarë, ndërkohë që duket se do të kushtëzojë marrëdhëniet e mëtejshme të koalicionit PS-LSI. Distancimi që po shfaq Ilir Meta ndaj ish-zyrtarit të tij hedh më shumë mjegull mbi raportet që PS-LSI kanë patur me njeriun më të kërkuar në Europë për trafik ndërkombëtar droge. Pazaret mund të jenë ndarë përfundimisht me LSI-në dhe fatura për lidhjet mes Balilit dhe njerëzve të politikës ndoshta do të rëndojë mbi atë që është kujdesur më pak të zhdukë provat.
Add new comment