maqedonia
Stabiliteti i Ballkanit midis nacionalizmit dhe zgjidhjes së problemeve: dinamika e fillim-vitit 2018
Duket se viti 2018 filloi me ngjarje të nxehta dhe zhvillime, të cilat pasqyrojnë natyrën e rajonit të Ballkanit – duke përfshirë edhe Shqipërinë – dhe si rezultat ndikojnë mbi to.
Dalin 5 propozimet për emrin e Maqedonisë
Pesë emra të ndryshëm, me kushtëzimin e fjalës "Maqedoni" ka propozuar përfaqësuesi Special i OKB-së Metju Nimic për emrin e ri të Maqedonisë. Sipas mediave maqedonese, këto propozime u janë bërë të ditur negociatorëve Adamantios Vasilakis dhe Vasko Naumovski.
Sipas website-it maqedonas www.MKD.mk, propozimet janë:
Republika Nova Makedonija (Republika e Maqedonisë së Re)
Ivanov nuk e dekreton ligjin për gjuhët
Presidenti maedonas George Ivanov nuk ka dekretuar ligjin për përdorimin e gjuhëve që i jep status zyrtar edhe shqipes. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Ivanov ka arsyetuar se ligji cenon karakterin unitar të shtetit.
Lavrov: Emri i Maqedonisë i lidhur me zgjerimin e NATO-s
Aktivizimi i diskutimit të emrit të emrit zyrtar të Maqedonisë lidhet me dëshirën e SHBA për të anëtarësiar Shkupin me NATO-n. Kjo pikëpamje u bë e ditur nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë shtypi mbi rezultatet e veprimit të diplomacisë ruse në vitin 2017.
"Për një kohë të gjatë bisedimet për zgjidhjen e emrit Maqedoni ishin në një" situatë apatike. U aktivizian vetëm atëherë kur SHBA vendosi se Shkupi duhet të jetë në NATO"- deklaroi Lavrov.
Traktat Miqësie vetëm me votat e shumicës
Parlamenti maqedonas ka ratifikuar Traktatin e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Me 61 vota pro dhe një abstenim, Kuvendi ka harur rrugën e një raporti të ri mes të dyja vendeve në konflikt diplomatik që nga fillimi I viteve ’90 të shekullit të kaluar.
Traktati u prezantua nga të dy qeveritë në muajin gusht të vitit 2017 me ardhjen në pushtet në Shkup të Zoran Zaev.
Duhet thënë se ky i fundit ka hapur një sërë procesesh çtensionuese me fqinjët, si me Greqinë për çështjen e emrit, apo edhe me Shqipërinë për çështjen e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Kisha greke, “veto” kundër termit “Maqedoni”
Në përpjekjet për të arritur një marrëveshje me Shkupin për çështjen e emrit të Maqedonisë, qeveria e majtë e Aleksis Tsipras ka kundër edhe Sinodin e Shenjtë të Kishës Greke. Kryepiskopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos pas përfundimit të ditës së dytë të Sesionit të Sinodit të Shenjtë tha se kisha nuk kundërshton gjetjen e një zgjidhje, por përfshirjen e termit “Maqedoni” në emërtimin që propozohet.
Maqedonia e Re, propozimi për “paqe” me Shkupin
Përpjekja e Athinës dhe Shkupit për të mbërritur në një emërues të përbashkët lidhur me emrin kushtetues të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë po testohet deri më tani me sukses në atë që mund të konsiderohet si elita politike, por po has kundërshti në organizatat patriotike të diasporës së dy vendeve. Teksa mediat greke flasin për një valë protestash që po përgatiten nga shoqatat patriotike në SHBA, Australi, Lëvizja Maqedonase e të Drejtave të Njeriut – MHRMI ka nisur një fushatë ku kërkon të ndalen bisedimet rreth emrit.
Vallen e “muajit të mjaltit” në Ballkan e imponon tjetërkush
Ballkani po kalon një klimë pozitive dhe kjo po konstatohet gjerësisht jo vetëm nga shtypi, por edhe nga qaqet politike që ndjekin zhvillimet. Udhëheqja politike në trekëndëshin, Shqipëri, Greqi, Maqedoni po investohet për të zgjidhur mosmarrëveshjet në një garë me kohën siç thotë gazeta “Rizospastis”, organ i së majtës ekstreme në Greqi, ose thënë ndryshe zëdhënëse e qëndrimeve të Partisë Komuniste.
Ivanov: "Platforma e Tiranës ktheu krizën politike në krizë kushtetuese në Maqedoni"
Presidenti i Maqedonisë George Ivanov, ka mbajtur sot fjalën vjetore në Parlament, përmes së cilës ka evidentuar problematika të ndryshme mes të cilave edhe ajo më kryesorja, kriza kushtetuese paszgjedhore.
Ivanov ka qenë i drejtpërdrejtë kur ka cilësuar se Platforma e Tiranës provokoi krizën në Maqedoni, duke mos hequr asgjë nga ato që janë thënë dhe deklaruar më herët nga përfaqësues të pushtetit të kaluar në vendin fqinj.
Shashka serbe e revokimit të njohjes së Maqedonisë
Serbia do të tërheqë njohjen e Maqedonisë nëse kjo e fundit do të zyrtarizojë votën pro hyrjes së Kosovës në UNESCO. Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, Vecernje Novosti, sipas të cilës autoritetet e Beogradit do të monitorojnë situatën dhe po përgatisin masat që do të ndërmarrin.
Bëhet fjalë për periudhën kohore të tanishme, pasi Prishtina ka të drejtë të riparaqesë kandidaturën një herë në dy vjet dhe herën e fundit, e provoi në vitin 2017.