Ivanov nuk e dekreton ligjin për gjuhët
Presidenti maedonas George Ivanov nuk ka dekretuar ligjin për përdorimin e gjuhëve që i jep status zyrtar edhe shqipes. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Ivanov ka arsyetuar se ligji cenon karakterin unitar të shtetit.
Ne kemi sjellë ligj të padrejtë dhe diskriminues, ligj që e favorizon vetëm gjuhën shqipe. Për këtë arsye, duke e pasur parasysh qëndrimet e mija rreth mos-përshtatjes së ligjit për përdorimin e gjuhëve me Kushtetutën, por edhe deklarimet e ekspertëve dhe opinionit të gjerë për anti-kushtetutshmërinë e këtij ligji, duke u bazuar në nenin 75 të Kushtetutës së Maqedonisë, sjella vendim që të mos e nënshkruaj dekretin për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve
deklaroi Gjorgje Ivanov, raporton Alsat.
Ligji do të kthehet për rishqyrtim ndërkohë që palët politike në parlament kanë bërë të ditur se ai do të rivotohet. Ai u miratuar me votat e shumicës më 11 janar, thuajse me të njëjtën shumicë që votoi edhe Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë.
Add new comment