Kisha greke, “veto” kundër termit “Maqedoni”
Në përpjekjet për të arritur një marrëveshje me Shkupin për çështjen e emrit të Maqedonisë, qeveria e majtë e Aleksis Tsipras ka kundër edhe Sinodin e Shenjtë të Kishës Greke. Kryepiskopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos pas përfundimit të ditës së dytë të Sesionit të Sinodit të Shenjtë tha se kisha nuk kundërshton gjetjen e një zgjidhje, por përfshirjen e termit “Maqedoni” në emërtimin që propozohet.
“Qeveria greke e cila menaxhon çështjen duhet të kuptojë shqetësimin e Kishës, që është gjithashtu një shqetësim i helenizmit universal". Jeronimos theksoi se emri i Maqedonisë nuk është vetëm një çështje e politike e kombëtare, por edhe çështje e Kishës.
“Kisha e ka dëshmuar me fjalë dhe gjakun e klerikëve të saj helenizmin e Maqedonisë, që nga kohët më të lashta. Kështu që ne nuk mund të pranojmë termim "Maqedoni" ose derivate të tij si një emër komponent të një shteti tjetër, i cili do të ndikojë edhe në emrin e Kishës së "Maqedonisë"- thuhet në një deklaratën e Sinodit të Shenjtë të Përhershëm. I pyetur nëse Kisha do të marrë pjesë në tubimet e organizuara kundër një marrëveshje për emrin e Maqedonisë, Jeronimos tha se ishte kundër këtyre protestave.
Add new comment