termi
Miqësi shqiptaro-amerikane? Ndoshta na duhet një term tjetër...
Askush nuk mund ta cenojë miqësinë me SHBA
Ky është mesazhi i thjeshtuar që po lexohet në Kosovë pas letrës së zv.ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Mathew Palmer.
Kisha greke, “veto” kundër termit “Maqedoni”
Në përpjekjet për të arritur një marrëveshje me Shkupin për çështjen e emrit të Maqedonisë, qeveria e majtë e Aleksis Tsipras ka kundër edhe Sinodin e Shenjtë të Kishës Greke. Kryepiskopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos pas përfundimit të ditës së dytë të Sesionit të Sinodit të Shenjtë tha se kisha nuk kundërshton gjetjen e një zgjidhje, por përfshirjen e termit “Maqedoni” në emërtimin që propozohet.
Ish-Republika e Turqisë/Erdogan heq fjalën "republikë" nga llogaria e tij në twitter
Recep Tayyip Erdogan ka formalizuar edhe në rrjetet sociale ambicien e tij për eliminimin final të Repubikës turke. Qendra e Stokholimit për Lirinë, një organizatë e emigrantëve politikë turq, ka vënë re ndryshimin që i është bërë llogarisë në Twitter të Erdogan, i cili ka hequr fjalën “Republika e” duke ndryshuar prezantimin në “President i Turqisë” dhe kryetar i AKP-së”.
Ndonëse simbolik, akti thotë shumë në kuadër të asaj që po ndodh në Turqi, tanimë ish-Republika e Turqisë.
E shëmtuara nuk ekziston
Në shekullin e 19-të, një aborigjene, femër leshatore nga Meksika, e quajtur Julia Pastrana, shfaqej në shown e anormalëve në cirk nën prezantimin: “Femra më e shëmtuar në botë”. Në Europë ajo performonte sipas normave viktoriane: këndonte dhe kërcente, fliste në gjuhë të huaja, i nënshtrohej ekzaminimeve mjekësore publike dhe të tjera formave argëtuese të spektaklit. Si gjatë jetës së saj, ashtu edhe pas vdekjes, ajo etiketohej si “e shëmtuar”.