Dalin 5 propozimet për emrin e Maqedonisë

Postuar në 18 Janar, 2018 19:33

Pesë emra të ndryshëm, me kushtëzimin e fjalës "Maqedoni" ka propozuar përfaqësuesi Special i OKB-së Metju Nimic për emrin e ri të Maqedonisë. Sipas mediave maqedonese, këto propozime u janë bërë të ditur negociatorëve Adamantios Vasilakis dhe Vasko Naumovski.

Sipas website-it maqedonas www.MKD.mk, propozimet janë:

Republika Nova Makedonija (Republika e Maqedonisë së Re)

Republika Severna Makedonija (Republika e Maqedonisë Veriore)
Republika Gorna Makedonija (Republika e Maqedonisë së Epërme)
Republika Vardarska Makedonija (Republika e Maqedonisë Vardariane)
Republika Makedonija (Skopje) [Republika e Maqedonisë (Shkup))

Sipas të njëjtit burim, përshkrimi i shkurtër i emrave të propozuar janë përkatësisht Nova Makedonija, Severna Makedonija, Gorna Makedonija, Vardarska Makedonija dhe Makedonija (Shkup).

Nga ana tjetër Sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës në Shkup të enjten përjashtoi edhe një herë mundësinë e hyrjes së Maqedonisë në NATO, nëse nuk zgjidhet çështja e emrit.
I pyetur nga një gazetar nëse Maqedonia mund të anëtarësohet në NATO me një emër të përkohshëm, Stoltenberg tha se "nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të hyrë në NATO përveçse për të zgjidhur konfliktin me Greqinë".
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, Stoltenberg, përgëzoi Maqedoninë për reformat dhe progresin e bërë kohët e fundit, por e bëri të qartë se hyrja në NATO është i lidhur mgushtësisht me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit.

Comments

Submitted by Venia e Emrit... (not verified) on

Evropi shpesh luan ne menyre misterioze:
i kerkon nje shteti te mbaj nje emer qe ia pranon njeri nga fqinjet!

Pra, duhet te bjene dakord Greket.
Po sikur per te njejtat motive, te ndjehen te fyer Shqiptaret dhe Bullgaret?!

Perse Evropi nuk ve kusht vendosjen e Shqipes?

Ka greke ne Maqedoni? Po bullgare? Shqiptaret kalojne mbi 33,33 perqind, kjo eshte e sigurt.
Pse Evropi nuk pranon realitetet reale, dhe jo edhe ato historike?

Submitted by Anglesey (not verified) on

Maqedonia e Vardarit e perdorin dhe disa shqiptare. Kjo mund te ishte nje zgjidhje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.