maqedonia

Ikën Gruevski

Postuar në 11 Dhjetor, 2017 10:25

Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga drejtimi I partisë, VMRO-DPMNE. Ai e ka paraqitur dorëheqjen para Komitetit Qendror të partië ku morën pjesë 111 anëtarë. VMRO ka njoftuar përmes sekretarit të Përgjithshëm, Hristijan Mickovski mbajtjen e një kongresi të jashtëzakonshëm në datat 22-23 dhjetor, por duke shtuar se rendi i ditës së tij nuk është përcaktuar ende.

Ndërkohë mediat shqip në Maqedoni përcjellin informacione mbi arsyetimin e vetë Gruevskit për këtë akt.

Një optikë greke përtej Kretës

Postuar në 21 Nëntor, 2017 16:07

Takimi i Kretës dhe zhvillimet e reja në raport me Maqedoninë, kanë riaktivizuar për publikun dhe median axhendat e politikës së jashtme në rajon. Shqipëria ka momentalisht një problem jo pak të ndërlikuar me Greqinë dhe vlerëismi i pikëpamjes greke për këtë situatë, ka rëndësi për të kuptuar masën dhe thelbin e kompromiseve që do të bëhen, por edhe mundësia e realizimit të tyre. Po kështu, pikëpamja greke ka rëndësi edhe për të kuptuar sesa reale janë qëndrimet emocionale dhe nëse ka vërtet vlerë mbingarkesa e zakonshme kur vjen puna te raportet tona me këtë vend.

Ndryshim kursi, Zaev: Duam aleancë me Bullgarinë dhe normalizim me Greqinë

Postuar në 17 Nëntor, 2017 11:29

Zoran Zaev synon të ndryshojë kursin e politikës së jashtme maqedonase duke kërkuar miqësi dhe aleancë me Bullgarinë dhe të zgjidhë çështjet e hapura me Greqinë, dy shtete me të cilët Shkupi zyrtar ka patur jo pak probleme deri më tani. 

Ai ka apeluar gjatë një interviste për televizionin kombëtar bullgar, BTV, që Maqedonia dhe Bullgaria të bëhen aleatë. 

Lobim nga Hungaria për Shqipërinë e Maqedoinë

Postuar në 12 Tetor, 2017 09:57

Hungaria bëri thirrje për integrimin sa më shpejtë të mundshëm të Ballkanit Perëndimor në BE  dhe NATO, teksa paralajmëroi se forca të tilla si Turqia dhe Kina po përpiqen të depërtojnë në rajon. "Përshpejtimi i procesit të pranimit është një garanci për vetë Europën"- tha ministri i jashtëm hungarez, Peter Szitzarto një konferencë të përbashkët për shtyp me zyrtarë nga Evropa Qendrore dhe Ballkani Perëndimor. "Nëse ka paqëndrueshmëri dhe tension në Ballkanin Perëndimor, rreziku do të jetë serioz për të gjithë Evropën"-theksoi ai.

Në Maqedoni për herë të parë që pas krizës së fundit ku Tirana zyrtare u përfshi drejtpërdrejt

Postuar në 09 Tetor, 2017 18:33

Kryeministri Edi Rama pritet të jetë në Maqedoni në datat 16-17 tetor ku është I ftuar të marrë pjesë në një samit me 100 bizneset kryesore të Europës Juglidnore. Samiti që zhvillohet në Shkup do të asistohet edhe nga Komisionerja e BE-së për Transportin, Violeta Buc, e cila do të japë të dhëna për projektin Edison që financohet nga unioni. Ky projekt synon që të nxisë përdorimin e makinave elektrike në rajonin tonë duke krijuar infrastrukturën përkatëse rrugore dhe një rrjet komunikimi me shumë rëndësi për thellimin e komunikimit.

Dimitrov: Identiteti maqedonas nuk është kërcënimim për fqinjët

Postuar në 06 Tetor, 2017 13:34

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolai Dimitrov i është kundërpërgjigjur në një fare mënyre deklaratave të Athinës se qëndrimet irredentiste të Tiranës e Shkupit minojnë perspektivën europiane të tyre.

Në një intervistë për gazetën greke "Kathimerini" Dimitrov thekson se ekziston një identitet "maqedonas" në të dy anët e kufirit që nuk kërcënon askënd, ndërkohë që ai beson se kontaktet që kanë filluar midis Athinës dhe Shkupit gjatë disa muajve të fundit do të jenë të frytshme.

Presion i fortë edhe ndaj Zaevit në Maqedoni

Postuar në 03 Tetor, 2017 13:41

Arrestime edhe në Maqedoni si kusht që qeveria e Zaevit të ketë rrugën e hapur për integrimet euro-atlantike. Ky duket të jetë mesazhi i SHBA për fqinjin tonë lindor.  Zv.ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee ka deklaruar në një intervistë për emisionin “360 gradë” në Tv Alsat në Maqedoni, se të gjitha çështjet e rrjedhura nga përgjimet e paautorizuara që u publikuan nga Zoran Zaev kur ishte në opozitë, duhet të trajtohen ligjërisht.

Tallje dhe dështime diplomatike për shqiptarët dhe Shqipërinë

Postuar në 01 Tetor, 2017 10:41

Ja një shembull i fundit se çfarë do të thotë diplomaci efektive përballë kapardisjes me fjalë boshe. “Shenja.tv” raporton se Maqedonia do të detyrohet të heqë nga tekstet çdo gabim, stigmatizim, apo hartë me përmbajtje irredentiste ndaj Greqisë për vetëm katër muaj. Teelvizioni në fjalë raporton se ky nxitim është imponuar nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili ka negociuar çështjen e emrit, për të cilin Athina ka paralajmëruar me veto anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. 

Inflacioni i "reformave"

Postuar në 03 Shtator, 2017 20:36

Kryeministri maqeonas Zoran Zaev ka bërë të ditur se së shpejti qeveria e tij do të sinkronizojë me ndërhyrje legjislative lehtësitë dhe ndihmat që do të ofrohen për të gjithë investitorët, e huaj ose vendas, që krijojnë vende të reja pune dhe investojnë në  Maqedoni. Zaev ka shtuar se qeveria mendon që në disa raste të trajtojë me prioritet kompanitë vendase në krahasim me at otë huaja, nisur nga vlerësimi se ato kanë potencialin për të krijuar vende pune më stabël. 

SHBA me propozime të reja për emrin e Maqedonisë

Postuar në 28 Gusht, 2017 14:11

Bindjen e tij se deri në fund të këtij viti do të ketë propozome të reja për emrin e Maqedonisë ka shprehur kryeministri Zoran Zaev në kuadër edhe të takimit informal që u mbajt në Durrës me kryeministrat e rajonit.

Pages

Subscribe to RSS - maqedonia