Dimitrov: Identiteti maqedonas nuk është kërcënimim për fqinjët

Postuar në 06 Tetor, 2017 13:34

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolai Dimitrov i është kundërpërgjigjur në një fare mënyre deklaratave të Athinës se qëndrimet irredentiste të Tiranës e Shkupit minojnë perspektivën europiane të tyre.

Në një intervistë për gazetën greke "Kathimerini" Dimitrov thekson se ekziston një identitet "maqedonas" në të dy anët e kufirit që nuk kërcënon askënd, ndërkohë që ai beson se kontaktet që kanë filluar midis Athinës dhe Shkupit gjatë disa muajve të fundit do të jenë të frytshme.

"Në fund, ne të gjithë jemi dëshmitarë se në rastin e Ballkanit, nacionalizmi dhe politikat përjashtuese ishin vetëm burim i jotolerancës dhe konfliktit. Qëllimet tona janë të pastra. Ne duam të krijojmë një atmosferë ku të gjithë mund të tregojnë mendimet e tyre dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të shohin se çfarë mund të ndërtojmë mbi këtë bazë.
Kur një fqinj nga Maqedonia greke thotë se ai është maqedonas - në nivel lokal, historik apo kulturor - më kërcënon mua? Unë nuk mendoj kështu. Kur them që unë jam maqedon, a duhet të perceptohet kjo si një kërcënim nga fqinji im? Në Evropë, në shekullin 21? Unë nuk mendoj kështu"- theksoi Dimitrov. 

Sipas ministrit të Jashtëm maqedonas, tendencat përjashtuese në të kaluarën ka qenë  burim i ndarjes dhe çorientimit në rajonin. "Ne refuzojmë të marrim pjesë në lojëra të tilla, ku arritjet e një vendi shënohen si dështimi i tjetrit. Ne e kuptojmë se në botën e sotme të ndërlidhur dhe të paqëndrueshme askush nuk mund të dalë fitues nga lojrat që i kthejnë fqinjët në humbës"- deklaroi Dimitrov. 

http://www.kathimerini.gr/929327/article/proswpa/synentey3eis/ntimitrof-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.