maqedonia
Emil Dimitriev, kryeministri i ri i Maqedonisë
Emill Dimitriev do të jetë kryeministri i ri i Republikës së Maqedonisë. Ai mban detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të VMRO-DPMNE dhe vjen në detyrë pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit. “Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, kryeministri duhet të tërhiqet 100 ditë përpara zgjedhjeve që zgjedhjet të jenë efektive, ndërkaq ai ka të drejtë përsëri të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Me dorëheqjen e kryeministrit mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 24 Prillit janë vulosur, ndryshe Gruevski nuk do të dorëhiqej”, raporton “Zhurnal”.
Sinjale pozitive për krizën greko - maqedone të emrit. Gruevski: “Jemi gati të dialogojmë, pastaj pyesim njerëzit në referendum”
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, është shprehur në një intervistë për britaniken “The Guardian” se ai dhe qeveria që drejton janë të gatshëm që të rihapin negociatat me Greqinë për çështjen e emrit. “Ne do të dëshironim që sa më shpejt të jetë e mundur të hyjmë në dialog me Greqinë për të gjetur një zgjidhje dhe nëse ne e gjejmë një të tillë do të duhet të shkojmë në referendum ku të pyeten qytetarët”, thotë Gruevski. Deklarata vjen në një moment delikat për rajonin e Ballkanit dhe ndërkohë që ministri i Jashtëm Nikola Poposki do të vizitojë Athinën.
Cili është roli i Tiranës zyrtare në ngjarjet e Kumanovës?
Tirana zyratre kërkoi hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës që rikthyen klimën e luftës në Maqedoni, por kjo kërkesë tashmë është lënë në harresë. Tirana zyrtare kërkoi madje edhe një Marrëveshje të re, pasi vlerësoi se Kumanova provonte dështimin e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe ky propozim është lënë pas. Tirana zyrtare aludoi për presion ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe edhe kjo kartë u la sërish në harresë.
Gardh mes Maqedonisë dhe Greqisë (foto)
Pa një strategji të përbashkët për të menaxhuar fluksin e emigrantëve nga Lindja, Maqedonia dhe Greqia do ta ndajnë kufirin me një gardh me tela si një mënyrë për të kufizuar hyrjen e emigrantëve. Ushtria maqedonase ka nisur prej pak ditësh ndërtimin e gardhit në zonën e Idomenit për të ndalur intervenimin e emigrantëve që duan të kalojnë në Europën Qëndrore.
500 forca janë angazhuar në vendosjen e kolonave në një largësi 3 metra nga njëra-tjetra me një lartësi më shumë një metër.
Doli kundër linjës zyrtare për Shqipërinë e Maqedoninë, Kotzias pezulloi ambasadoren e përhershme të Greqisë në BE
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është vënë në qendër të kritikave pas daljes në dritë të përplasjeve mes tij dhe ambasadores së përhershme të Greqisë në Bashkimin Evropian, Aleksandra Papadopulu. Gazeta “To Vima” shkruan se kjo përplasje është vetëm maja e ajsbergut të problemeve që po kalon ministria e Jashtme greke, si pasojë e vendimeve të ministrit Kotzias.
Siplomatja greke ka marrë urdhër të lërë misionin e saj në Bruksel dhe të kthehet në Athinë për të qënë në dispozicion të Ministrisë së Jashtme greke.
Kathimerini: SHBA dhe Gjermania po përgatisin ftesën e Maqedonisë në NATO
Diplomacia greke është thellësisht e shqetësuar për qëndrimin që po mbajnë Shtetet e Bashkuara ndaj çështjes së emrit me Maqedoninë dhe perspektivës së vendit të vogël ballkanik, nisur edhe nga incidenti më i fundit në samitin e Nju Jorkut, ku Uashingtoni refuzoi kërkesën e Greqisë që Maqedonia të prezantohej me emrin e njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Paradoksi, hartat e teksteve greke “njohin” Maqedoninë
Greqia dhe Maqedonia janë prej vitesh në një marrëdhënie të tendosur diplomatike për shkak të mosmarrëveshjeve për emrin, duke mbajtur pozicione “lufte” mes tyre.
Greqia ka shfrytëzuar peshën dhe pozitat e saj politike për të bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa qeveria e Shkupit me amatorizmin e vet i ka fryrë ndjenjave nacionaliste duke u munduar t’i bashkangjisë ish-Republikës Jugosllave historinë e një kombi që rrjedh nga maqedonët e lashtë.
Emri i Maqedonisë, Tsipras bojkoton samitin e Obamës
Greqia dhe Maqedonia janë përplasur edhe njëherë për shkak të diferencave për emrin. Mediat flasin për një incident diplomatik me protagonist kryeministrin grek Aleksis Tsipras, i cili refuzoi të jetë i pranishëm në samitin e thirrur nga presidenti Obama në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
Pala greke kishte kërkuar që Maqedonia të prezantohej në këtë samit me emrin e njohur nga OKB, si FYROM, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga organizatorët qe lejuan prezantimin e Shkupit me emrin Republika e Maqedonisë.
Çështja e refugjatëve, Maqedonia mendon të ngrejë murin si Hungaria
Ka mundësi që Hungaria të përfundojë ndërtimin e murit kufitar me Serbinë në ditët e para të tetorit, i cili do të jetë i gjatë 175 km. Kjo është deklaruar nga Zv/Kryeministri hungarez Janosh Lazar, sipas të cilit ka pengesë, pasi është kritikuar fuqishëm nga Franca dhe Gjermania. Sipas Lazar, "kufiri do të jetë i mjaftueshëm për të mbrojtur vendin, veçanërisht në qoftë se policia do të patrullojnë në anën tjetër".
Ambicia për bullgarizmin e maqedonasve
“Të gjithë maqedonasit, me në krye kryeministrin e tyre, duan të marrin pasaportën bullgare” – kështu mendon drejtori i Muzeut Historik Kombëtar në Sofje të Bullgarisë, Bozhidar Dimitrov. Sipas tij, nëse ligji bullgar do të ndryshojë si dhe do të ketë vullnet politik, atëherë 500 mijë maqedonas do të marrin pasaportë bullgare. “13 shekuj, deri në vitin 1944, në Maqedoni kanë jetuar bullgarët. Dhe një ditë u është thënë se ata nuk janë më bullgarë por maqedonas dhe se ata nuk kanë lidhje me Bullgarinë. U është thënë se ata do të kenë një shtet të vetin, historinë dhe gjuhën e tyre.