Gardh mes Maqedonisë dhe Greqisë (foto)
Pa një strategji të përbashkët për të menaxhuar fluksin e emigrantëve nga Lindja, Maqedonia dhe Greqia do ta ndajnë kufirin me një gardh me tela si një mënyrë për të kufizuar hyrjen e emigrantëve. Ushtria maqedonase ka nisur prej pak ditësh ndërtimin e gardhit në zonën e Idomenit për të ndalur intervenimin e emigrantëve që duan të kalojnë në Europën Qëndrore.
500 forca janë angazhuar në vendosjen e kolonave në një largësi 3 metra nga njëra-tjetra me një lartësi më shumë një metër.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tendosura për shkak të çështjes së emrit dhe kjo ka ndikuar edhe në menaxhimin e një krize të tillë humanitare. Shkupi zyrtar është shprehur se do të lejojë kalimin vetëm të refugjatëve të luftës që vijnë nga Siria dhe jo të emigrantëve ekonomikë me prejardhje nga vende si Irani, Iraku, apo Pakistani.
Autoritetet maqedonase akuzojnë palën greke se nuk ushtron kontrollet e nevojshme për të lejuar kalimin në kufi vetëm të emigrantëve të luftës.
Përshkallëzimi i tensioneve në Siri pritet të rrisë edhe më shumë valën e emigrantëve që do të synojnë Europën dhe për këtë është në gatishmëri edhe Shqipëria, e cila mund të presë një numër të caktuar emigrantësh.
Add new comment