Paradoksi, hartat e teksteve greke “njohin” Maqedoninë
Greqia dhe Maqedonia janë prej vitesh në një marrëdhënie të tendosur diplomatike për shkak të mosmarrëveshjeve për emrin, duke mbajtur pozicione “lufte” mes tyre.
Greqia ka shfrytëzuar peshën dhe pozitat e saj politike për të bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa qeveria e Shkupit me amatorizmin e vet i ka fryrë ndjenjave nacionaliste duke u munduar t’i bashkangjisë ish-Republikës Jugosllave historinë e një kombi që rrjedh nga maqedonët e lashtë.
Negociatat e udhëhequra nga faktori ndërkombëtar kanë dështuar pasi të dyja vendet nuk tërhiqen nga istikami. Por paradoksi që ka nxjerrë nga rrobat qeverinë e Athinës është se në tekstet arsimore greke Maqedonia shkruhet me emrin kushtetues që kundërshtohet fort nga Greqia.
Gafa apo pakujdesia gjendet në në tekstin e historisë së vitit të 3-të të liceut, ku në hartën ku pasqyrohen ngritja e shtabeve naziste gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore Maqedonia prezantohet me emrin kushtetues, me të cilin njihet edhe një krahinë e Greqisë.
Libri është future në kurikulat arsimore që vitin e kaluar dhe nuk është vënë re as sivjet. Çështja ka marrë përmasa dhe autoritetet po diskutojnë mundësinë e tërheqjes së librit dhe zëvendësimit me një tekst tjetër.
Për këtë cëcshtje Ministri i Arsimit u detyrua të japë edhe një deklaratë duke thënë se politika nuk duhet të ndërhyjë në kurikulat arsimore, por siguroi se Maqedonia grke nuk përfshihet në Ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Add new comment