Doli kundër linjës zyrtare për Shqipërinë e Maqedoninë, Kotzias pezulloi ambasadoren e përhershme të Greqisë në BE

Postuar në 18 Tetor, 2015 19:42

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është vënë në qendër të kritikave pas daljes në dritë të përplasjeve mes tij dhe ambasadores së përhershme të Greqisë në Bashkimin Evropian, Aleksandra Papadopulu. Gazeta “To Vima” shkruan se kjo përplasje është vetëm maja e ajsbergut të problemeve që po kalon ministria e Jashtme greke, si pasojë e vendimeve të ministrit Kotzias.

Siplomatja greke ka marrë urdhër të lërë misionin e saj në Bruksel dhe të kthehet në Athinë për të qënë në dispozicion të Ministrisë së Jashtme greke.

Gjatë fjalimit në parlament Kotzias tha se “kur një ministër vendos veton për një çështje të rëndësishme kombëtare, asnjë diplomat nuk ka të drejtën të mos e respektojë, edhe kur është nën presionin e të tretëve”.

Gazeta “To Vima” mësoi nga burme të saj se ambasadorja e përhershme e Greqisë në BE, Aleksandra Papadopulu tejkalonte urdhërat e ministrit dhe qeverisë, duke dalë kundër qëndrimeve të tyre për çështje që kishin të bënin me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Gazeta nuk jep të tjera detaje mbi këto lëvizje të urdhëruara nga Kotzias dhe as për çështjet që lidhen me Shqipërinë për të cilat ambasadorja greke mbante qëndrime kundër linjës zyrtare. Aktualisht një prej çështjeve që mbetet peng i marrëdhënieve mes dy vendeve është ajo e kufirit detar, ku Athina dhe Tirana nuk lëshojnë pe, pavarësisht vullnetit të shprehur nga palët për një zgjidhje sipas të drejtës ndërkombëtare.

http://www.tovima.gr/politics/article/?aid=744907&wordsinarticle=%CE%91%...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.