SHBA me propozime të reja për emrin e Maqedonisë
Bindjen e tij se deri në fund të këtij viti do të ketë propozome të reja për emrin e Maqedonisë ka shprehur kryeministri Zoran Zaev në kuadër edhe të takimit informal që u mbajt në Durrës me kryeministrat e rajonit.
"Unë pres që problemi të zgjidhet përmes dialogut në kuadër të KB-së dhe ndërmjetësit Metju Nimic. Deri në fund të këtij viti ose në fillim të ardhshëm pres të ketë ide të reja nga Nimic për të zgjidhur këtë çështje. Unë jam i bindur që klima pozitive që ekziston në të gjithë rajonin, marrëdhëniet pozitive që ka "Maqedonia" me të gjitha vendet e rajonit, përfshi edhe me Greqinë, mund të jenë vetëm në dobi të zgjidhjes së një çështje kaq të ndjeshme. Besoj se vetëm mesazhet pozitive dhe inkurajimi nga Ballkani Perëndimor mund të jenë një kontribut serioz për zgjidhjen e kësaj çështje".
Faktori ndërkombëtar dhe në veçanti amerikanët janë investuar fort që Maqedonia të përshpejtojë hapat e anëtarësimit në NATO duke propozuar një zgjidhje të ndërmjetmje, sipas së cilës shteti ballkanik të futet në aleancë me emrin aktual dhe më pas të vijohet me negociatat për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme edhe për Greqinë. Por Athina e ka refuzuar kategorikisht një propozim të tillë, duke mos lëvizur nga qëndrimi i saj për të mospranuar futjen e Maqedonisë në NATO pa u zgjidhur më parë çështja e emrit.
Add new comment