kriza
Forcohet kufiri grek me Maqedoninë, frikë nga skenari i luftës civile
Greqia po ndjek me shqetësim të madh krijimin e një klime destabilizimi në Maqedoni për shkak të polarizimit dhe ngërçit politik ku është futur vendi. Sipas vlerësimeve të Athinës kjo situatë çon matematikisht në luftë civile.Gazeta “Ethnos” shkruan se nisur nga kjo situatë e krijuar në kufirin veriperëndimor të vendit, Ministria e Jashtme, ajo e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme u urdhëruan të marrin masat e nevojshme parandaluese për të forcuar kufirin midis Follorinës dhe Kosturit.
Klithma nga Siria. Një tragjedi që njerëzimi duhet ta njohë nga afër
Para disa javësh pashë një shfaqje të një filmi të ri dokumentar të quajtur Klithma nga Siria. Ishte një eksperiencë ndëshkuese. Filmi është i gjallë, emocionues dhe papërkulshmërisht i ndershëm rreth kostos së luftës. Regjisori, Evgeni Afinivski, në qytetar amerikan i lindur në ish-Bashkimin Sovjetik, nuk ia kursen shikuesit asnjë siklet.
Xhafa i preferuari i ndërkombëtarëve, apo garancia e Ramës kundër Metës?
Mes katër emrave të propozuar për të zëvendësuar emrat e ministrave të larguar nga kryeministri, ai i Fatmir Xhafës ka tërhequr më shumë vëmendjen. Dhe në fakt këtë e ka bërë vetë mazhoranca, konkretisht PS-ja me mjetet e veta mediatike, duke dashur të sqarojë se atuja kryesore e Xhafës në detyrën e re është mbështetja ndërkombëtare. Madje i preferuari i tyre për të për rolin që ai presupozohet se pati në reformën në drejtësi.
Ivanov ndërkombëtarizon krizën/Letër Trump, Erdogan, Stoltenberg dhe Tusk
Presidenti I Maqedonisë, George Ivanov ka ndërmarrë një aksion diplomatik përmes të cilit akuzohet Tirana zyrtare, nominalisht kryeministri shqiptar, Edi Rama, për hartimin e një platforme që sipas tij vë në rrezik sovrantitetin e Maqedonisë. Është domethënëse, që Ivanov e ka ndërmarrë aktin përmes një letre që i është dërguar presidentit amerikan Donald Trump, sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk dhe presidentit turk, Erdogan.
Lajçak: Në Ballkan, dy shtete pranë shpërbërjes, tre të tjerë në krizë të thellë
Miroslav Lajçak, ministër i Jashtëm i Sllovakisë dhe i njohur për opinionin shqiptar si negociator për krizën e vitit 2011 në Shqipëri, ka deklaruar se Ballkani ndodhet në prag të ngjarjeve dramatike. Sipas tij, Bashkimi Europian ka dështuar në këtë rajon duke lejuar të krijohen situata të ndryshimit të kufijve.
BE po bëhet vazhdimisht e më pak bashkëbisedues serioz kur bëhet fjalë për zgjerimin. Ne nga Ballkani Perëndimor kemi dështuar në fjalë e vepra dhe sot po i shohim pasojat – kemi dy shtete pranë shpërbërjes dhe tri që janë në krizë të thellë politike
Kriza e Fajdeve - E parë nga një tjetër këndvështrim
20 vjet më parë në Shqipëri ndodhi kriza e fajdeve që në të vërtetë ishte katastrofë, një katastrofë kombëtare e shkaktuar jo nga natyra, por nga një udhëheqës, për të thënë më të paktën, i papërgjegjshëm, i cili, pasi vodhi, rrahu, burgosi dhe vrau popullin, shkatërroi edhe vendin. Sot, nga ajo katastrofë ka mbetur ideja e rreme se një popull budalla u gënjye nga disa pronarë mashtrues të firmave piramidale, se mbyllja e firmave piramidale nga Sali Berisha e shpëtoi Shqipërinë, se firmat piramidale falimentuan, se i vetmi gabim i Sali Berishës ka qenë lejimi i firmave piramidale duke mos
Kryeministri i Maqedonisë, Dimitriev: Edi Rama po ndez zjarrin e nacionalizmit
Një pjesë e politikës dhe opinionit maqedonas po konsolidojnë mendimin se kriza e tanishme është provokuar nga ndërhyrja me sens nacionalist e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. NDonëse sot ka shkruar diçka në Facebook edhe presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë i Maqedonisë, Emil Dimitriev, ka preferuar ta kërkojë problemin e krijuar nga një platform maksimaliste tek Edi Rama.
Ali Ahmeti, me qetësi dhe dashuri.“Ujit” kokat e “nxehta”: Do ta gjejmë zgjidhjen
Ndërkohë që politikanët në Tiranë janë ngritur për të folur për albanofoninë primitive të George Ivanovit, Ali Ahmeti, ose ndryshe “ustai” i kësaj situate, ka ujitur nervat e shqiptarëve me fjalë pastori.
NATO, deklaratë për krizën maqedonase: Të mandatohet Zaev
Për krizën maqedonase është futur në lojë edhe Aleanca e Atlantikut të Veriut, e cila përmes një deklarate të posaçme të sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, bën thirrje për të gjitha palët që t’i përmbahen Marrëveshjes së Përzhinos.
Ahmeti dhe sovraniteti
Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim flet sot për emsionn “Exclusive” në Top-Channel. Disa pasazhe nga kjon intervistë janë hedhur në faqen online dhe aty na shfaqet Ahmeti që lë të kuptohet se ndoshta lideri i Ballkanit është ai dhe jo ndonjë tjetër.