izraeli
Netanyahu: Izraeli nuk do të lejojë vendosjen e Iranit në Siri
Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka përcjellë për Kremlinin një mesazh politik për Teheranin zyrtar: Izraeli nuk do të lejojë që Irani të vendoset në Siri.
Mediat izraelite raportojnë për një takim mes Netanyahut dhe ministrit të Mbrojtjes, Avigdor Lieberman me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë të cilit kreu izraelit ka kërkuar që “ky mesazh të kuptohet nga Irani”.
SHBA braktis UNESCO-n, i bashkohet dhe Izraeli
SHBA njoftoi sot se do të tërhiqet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), duke e akuzuar këtë institucion se ishte anti izraelit.
Shkak është bërë anëtarësimi Palestinës në këtë institucion të Kombeve të Bashkuara. SHBA do të mbajë statusin e vëzhguesit, njoftoi Departamenti i Shtetit, në vend të përfaqësimit të tyre në agjencinë e OKB-së me seli në Paris. Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO, Irina Bokova shprehu keqardhje për vendimin e SHBA-ve për t’u tërhequr nga UNESCO.
Komiteti Hebreo – Amerikan: Trekëndëshit Qipro – Izrael – Greqi, t’i bashkohet edhe Egjipti
Kreu i Komitetit Hebreo - Amerikan, David Harris, ka komentuar përmes një interviste për gazetën greke “Kathimerini” projektet gjeopolitike që lobi që ai përfaqëson, synon në Mesdheun Lindor. Në qendër të interesave është padyshim siguria dhe mirëqenia e Izraelit, që prej 30 vjetësh është në një bashkëpunim strategjik me Qipron dhe Greqinë.
“Takimet e rregullta të tre liderëve ilustron partneritetin dhe miqëisnë e afërt, pa harruar se është përherë e më e qartë se lidhjet janë institucionalizuar si shtylla të interesit kombëtar të të tre shteteve”, tha Harris.
Apel Izraelit: Sulmoni Sirinë apo Libanin dhe nuk do të dini si të dilni nga lufta
Izraeli njohu referendumin e kurdëve duke hedhur më shumë zjarr në një zonë ku deri më tani vepronte Shteti Islamik. Dhe siç mund të pritej reagimi ka ardhur nga krahu më armiqësor i këtij shteti, milicia Shiite Hezbollah në Liban. Duke folur para mbëhstetësve të vet, lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka bërë thirrje që hebrejtë të lënë tokat palestineze, duke paralajmëruar se çdo sipërmarrje ushtarake e Telavivit kundër Libanit apo Sirisë do të ishte një kurth prej nga ku Izraeli nuk do të dinte të dilte.
SHBA hapin të parën bazë ushtarake permanente në Izrael
ShBA dhe Izraeli kanë hedhur një tjetër hap në drejtim të thellimit të marrëdhënieve të tyre, edhe kështu strategjike dhe shumë të ngushta. Ushtria izraelite informon për hapjen në Izrael të një baze ushtarae permanente amerikane, e cila do të inkuadrohet në një bazë ajrore izraelite në jug të vendit.
Mediat/Izraeli: Do bombardojmë pallatin e Assad, nëse Irani zgjerohet më tej në Siri
Mediat arabe raportojnë se vizita e kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu në Moskë ka patur në vëmendje rolin e Iranit në Siri. Telavivi zyrtar mendon se Kremlini është padroni i ri në Damask dhe me këtë rast ka bërë thirrje për frenim të Iranit. Përndryshe, siç raportojnë mediat arabe, nëse Irani zgjerohet në Siri, Izraeli do të bombardojë pallatin presidencial të Assadit.
Perëndimi i ISIS dhe aktualizimi i një krize edhe më të rëndë: Çështjes kurde
Egjipti është aktori më i ri në skenën siriane. Gazeta izraelite “Haaretz” raporton se Kajroja ka marrë leje nga sauditët dhe rusët për të negociuar një marrëveshje mes rebleëve dhe regjimit të Damaskut, duke arritur që të konkludojë armëpushimin në lindje të Damaskut dhe në veri të Homsit. Gazeta komenton se nga perspektiva izraelite, çdo koniunkturë që frenon dhe minimizon ndikimin Iranian në Siri, është pozitive. Egjipti nga ana e vet është partner me Telavivin në luftën kundër terrorizmit në Sinai.
Pasojat e Brexit ushqejnë idenë e një aplikimi në BE të Izrael - Palestinë
Bashkimi Europian duket se tërheq ende idetë dhe imagjinatën e vendeve në krizë. Edhe pse në krizë ekzistenciale vetë, edhe pse është një union që nuk dëshirohet më aq shumë edhe nga vetë qytetarët e vet, sërish, kostot që po verifikohen me Brexit, e bëjnë atë një model që vështirë se konkurohet. Një opinion në New York Times që theksonte se përfundimi i procesit të Brexit do të rikthente kufijtë për dy Irlandat, ka nxitur idenë e një zgjidhjeje europiane edhe për konfliktin izraelito-palestienz.
Eksperimente mbi hebrejtë në Buchenwald, eksperiment mbi fëmijët hebrej pas Lufte
Gazeta izraelite Haaretz sjell në një shkrim të sotëm, historinë e një mjeku gjerman, Hellmut Haubold, profesor pediatër në Mynih, i cili në janar të vitit 1960 u ftua nga disa prindër hebrej në Izrael që të trajtonte disa fëmijë me sindromën Daun. Në atë kohë shkruan gazeta, përflitej se doktori aplikonte një metodë të re që konsistonte në injektim qelizor në trurin e fëmijëve me probleme. Mediat raportuan si lajm mbërritjen e mjekut, i cili nga sa rezulton së fundmi ka qenë një nga drejtuesit e ekipit të mjekëve SS që kryenin eksperimente në kampin e përqendrimit në Buchenwald.
Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, lë qelinë e burgut pas 16 muajsh
Ish – kryeministri izraelit Ehud Olmert gjatë viteve 2006-2009 ka dalë sot nga burgu pas qëndrimit 16 muaj. Olmert u lëshua me kusht pas vlerësimit për sjellje të mirë ndërkohë që dënimi ishte 27 muaj burg. Olmert u dënua në vitin 2014 në kuadër të një procesi antikorrupsion, pasi u gjet fajtor për marrje rryshfeti në shumën 161 mijë dollarëve nga një biznesmen amerikan gjatë kohës kur shërbente si kryetar i Bashkisë së Jeruzalemit.