izraeli

Abbas shpall fundin e Marrëveshjes së Oslos

Postuar në 14 Janar, 2018 21:18

Izraeli "i dha fund" marrëveshjeve së Oslos të vitit 1993 mbi autonominë palestineze, tha të dielën Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas. "Unë them se nuk ka më Oslo" –deklaroi ai në një takim të Këshillit Qendror të Organizatës Çlirimtare Palestineze, duke iu përgjigjur  pyetjeve mbi njohjen nga Donald Trump të Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Makron kundër “trekëndëshit” të luftës

Postuar në 04 Janar, 2018 12:34

Presidenti francez Emmanuel Makron u pozicionua të mërkurën në favor të vazhdimit të një "dialogu të përhershëm" me Teheranin, duke thënë se vendet si Izraei dhe Arabia Saudite që kanë denoncuar vazhdimisht marrëveshjen mbi programin bërthamor të republikës islamike të Iranit me SHBA, po ndjekin një rrugë që "çon në luftë me Iranin".

Protestat në Iran, aktivizohet karta e monarkisë?

Postuar në 02 Janar, 2018 21:15

Kanë mjaftuar pak ditë protesta që aktorë të ndryshëm në Perëndim të zbulojnë axhendën politike që lidhet me Iranin. 

Mesazhet e Presidentit amerikan, Trump dhe mandej dalja e kryeministrit izraelit, Netanyahu, paralajmërojnë vetiu se këta dy aleatë dhe armiq të deklaruar të Teheranit zyrtar janë në vepim për ndryshimin e regjimit. ShBA trashëgon një marrëveshje bërthamore që ka vendosur ta hedhë poshtë dhe me këtë rast e ka kthyer politikën e vet në Lindjen e Mesme në një bast për të cilin do t’I mungojë aleanca me Europën. 

"Regjimi iranian do të bjerë dhe miqësia iraniano-izraelite do të rikthehet"

Postuar në 01 Janar, 2018 18:42

Kryeministri izraelit, Beniamin Netanyahu, ka shpërndarë sot një mesazh video  mbi protestat që po zhvillohen në Iran. Duke iu përgjigjur akuzave të presidentit Iranian, Rouhani, Netanyahu, thotë se ai nuk do të qëndrojë në heshtje dhe se iranianët janë njerëz të sofistikuar, inteligjentë që meritojnë më shumë.

Kryeministri izraelit ka akuzuar edhe qeveritë europiane që po mbajnë heshtje  mbi protestat duke shtuar se “unë nuk do të hesht” dhe me shpresën se “dikur regjimi Iranian do të bjerë” për të mundësuar kështu rikthimin e miqësisë iraninano-izraelite.

Izraeli shtyn me pesë vjet sekretin mbi naftësjellësin me Iranin

Postuar në 01 Janar, 2018 13:45

Izraeli dhe Irani janë sot armiq të betuar dhe që kërcënojnë asgjësimin e njëri-tjetrit, por ata trashëgojnë një lidhje të vjetër që daton në vitin 1968. Fjala është për naftësjellësin Eilat Ashkelon i cili sjell në Mesdhe naftën iraniane. 
Linja e cila është bërë shkak për përballje në arbitrazh, ka ardhur në vëmendje sërish pas një vendimi të parlamentit izraelit, Kneset, për të shtyrë me 5 vjet dhënien e çdo informacioni mbi naftësjellësin.  Konkretisht, mbi bazën e këtij vendimi, edhe shitja e naftës palëve të treta konsiderohet akt spiunazhi dhe dënohet me 15 vjet burg. 

Izraeli kërkon të futet në projektet e ushtrisë

Postuar në 21 Dhjetor, 2017 11:06

Zyra për shtyp e ambasadës së Izraelit në Tiranë ka përcjellë informacion mbi një takim të ambasadorit me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Njoftimi nuk jep shumë detaje, por thekson se përveç marrëdhënieve dypalëshe u diskutua për “projekte te perbashketa te mundshme ne fushen e mbrojtjes”. Edhe pse një njoftim me përmbajtje të rezervuar, takimi vjen pak ditë pas Konferencës së Vendeve Islamike që u mbajt në Turqi, ku Shqipëria u përfaqësua me nivel ambasadori dhe ku u vendos njohja e Jeruzalemit Lindor si kryeqytet i Palestinës.  

Themeluesi i Hamas-it, Ibrahim Fares Al-Yazouri: Çifutët janë pasues të një feje që e respektojmë

Postuar në 15 Dhjetor, 2017 21:18

Pas luftës gjashtë-ditore të 1967-ës dhe okupimit izraelit të Gazës dhe Sinait, Vëllazëria Myslimane në Palestinë u nda nga trupi amë në Egjipt dhe qëndroi i vetëm. Grupi filloi të bënte përgatitje për t'i rezistuar okupimit izraelit. Njëzet vjet më vonë, në dhjetor 1987, Ibrahim Fares Al-Yazouri dhe kolegët e tij u përfshinë në një kryengritje popullore, duke themeluar Lëvizjen Islame të Rezistencës, të njohur si Hamasi.

A po e shtyn Arabia Saudite - Izraelin drejt një lufte me Iranin?

Postuar në 06 Nëntor, 2017 00:10

Saad Hariri, që dha dorëheqjen të shtunën si kryeministër i Libanit, është përballur përherë me një situatë pa rrugëdalje teksa përpiqej që të shërbente në atë rol. Largimi i tij njofton një rritje të tensioneve mes Arabisë Saudite dhe Iranit që përballen në rajon dhe që ka implikime thelbësore për Izraelin. 

Izraeli kërcënon me luftë Sirinë

Postuar në 05 Nëntor, 2017 21:52

Ushtria izraelite ka kërcënuar të nisë një inkursion luftarak në Siri "për të mbrojtur" banorët e një fshati të populluar nga pakica Druze, të cilët në fakt janë mbështetës të qeverisë siriane."Jemi të përgatitur dhe të gatshëm për të ndihmuar banorët dhe për të parandaluar kapjen e fshatit”-deklaroi një zëdhënës i ushtrisë izraelite. Që nga lufta e 1967, Izraeli ka zënë dy të tretat e lartësive Golan të Sirisë.

Izraeli lobon te fuqitë e mëdha për njohjen e referendumit kurd

Postuar në 20 Tetor, 2017 23:03

Telavivi zyrtar po lobon te fuqitë e mëdha për njohjen e referendumit kurd për shkëputje nga Iraku. Lajmi raportohet nga media iraniane “PressTV”, sipas të cilit burime izraelite flasin për përpjekje të kryeministrit Beniamin Netanyahu pranë kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit rus, Vladimir Putin, por edhe pranë autoriteteve franceze. Sipas këti televizoni insistimi izraelit bëhet në kontekstin e përparimit të milicisë Shiite të Irakut në zonat e kurdëve peshmerga që po humbasin terren.

Pages

Subscribe to RSS - izraeli