Izraeli lobon te fuqitë e mëdha për njohjen e referendumit kurd

Postuar në 20 Tetor, 2017 23:03

Telavivi zyrtar po lobon te fuqitë e mëdha për njohjen e referendumit kurd për shkëputje nga Iraku. Lajmi raportohet nga media iraniane “PressTV”, sipas të cilit burime izraelite flasin për përpjekje të kryeministrit Beniamin Netanyahu pranë kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit rus, Vladimir Putin, por edhe pranë autoriteteve franceze. Sipas këti televizoni insistimi izraelit bëhet në kontekstin e përparimit të milicisë Shiite të Irakut në zonat e kurdëve peshmerga që po humbasin terren.

Po kështu citohet ministri për Shërbimet Sekrete, Israel Katz të jetë shprehur se Izraeli synon të shmangë asgjësimin e kurdëve që popullojnë një zonë strategjike ndërkohë që Netanyahu po lobon edhe në SHBA. Telavivi ishte kryeqyteti i parë që njohu dhe mbështeti refeendumin e kurdëve të Irakut që i hap rrugën një shtetformimi që do të destabilizonte katër shtete në rajon, duke i dhënë Izraelit liri veprimi për disa kohë. Po kështu çështja kurde do të relativizonte edhe një çështje tjetër, atë siriane, që ka provokuar qindra mijëra të vdekur në 5 vjet luftë civile.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.