Komiteti Hebreo – Amerikan: Trekëndëshit Qipro – Izrael – Greqi, t’i bashkohet edhe Egjipti

Postuar në 07 Tetor, 2017 12:01

Kreu i Komitetit Hebreo - Amerikan, David Harris, ka komentuar përmes një interviste për gazetën greke “Kathimerini” projektet gjeopolitike që lobi që ai përfaqëson, synon në Mesdheun Lindor. Në qendër të interesave është padyshim siguria dhe mirëqenia e Izraelit, që prej 30 vjetësh është në një bashkëpunim strategjik me Qipron dhe Greqinë. 

Takimet e rregullta të tre liderëve ilustron partneritetin dhe miqëisnë e afërt, pa harruar se është përherë e më e qartë se lidhjet janë institucionalizuar si shtylla të interesit kombëtar të të tre shteteve”, tha Harris. 

Sipas tij këtij projekti, Komiteti synon që t’i bashkojë edhe Egjiptin, duke e bërë në thelb Egjeun dhe Mesdheun Lindor një zonë interesi të aktorëve që qëndrojnë pas këtij partneriteti strategjik. Harris ka shtuar se ky partneritet krijon kushtet për bashkëpunim të thellë në sektorin energjetik, që është edhe sektori për të cilin ka më shumë përpjekje sot. 

“Ne sot kemi një ëndërr tjetër. Ëndrrën që një ditë trekëndëshit Qipro-Greqi-Izrael t’i bashkohet edhe Egjipti bashkë me vende të tjera në rajon. Ne kemi parasysh precedentin historik të Komunitetit Europian të Qymyrit dhe Çelikut që lidhi bashkë gjashtë vende pas lufte duke nisur me dy lëndë bazë dhe për t’u zgjeruar mandej. Ndoshta një ditë vendet e Mesdheut Lindor do të ndërtojnë partneritet, të themi për energjinë dhe elektricitetin. Kjo nuk duhet parë vetëm në terma ekonomikë, por edhe si një projekt pacifikimi që do të zëvendësonte konfliktin me bashkëjetesën dhe bashkëpunimin”, tha Harris. 

Ai ka shprehur shqetësime për kursin e Turqisë së Erdoganit duke bërë thirrje që Washingtoni të zgjohet. 

http://www.ekathimerini.com/222204/article/ekathimerini/comment/david-ha...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.