Apel Izraelit: Sulmoni Sirinë apo Libanin dhe nuk do të dini si të dilni nga lufta

Postuar në 01 Tetor, 2017 20:20

Izraeli njohu referendumin e kurdëve duke hedhur më shumë zjarr në një zonë ku deri më tani vepronte Shteti Islamik. Dhe siç mund të pritej reagimi ka ardhur nga krahu më armiqësor i këtij shteti, milicia Shiite Hezbollah në Liban. Duke folur para mbëhstetësve të vet, lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka bërë thirrje që hebrejtë të lënë tokat palestineze, duke paralajmëruar se çdo sipërmarrje ushtarake e Telavivit kundër Libanit apo Sirisë do të ishte një kurth prej nga ku Izraeli nuk do të dinte të dilte.

Ata nuk kanë një fotografim real të situatës”, tha Nasrallah. Sipas tij, arabët nuk duhet të mbështeten tek administrata Trump e cila po përpiqet të ndajë edhe më shumë rajonin. Nasrallah e cilësoi referendumin kurd si një nga këto përpjekje, pas dështimit të SHBA-së me Shtetin Islamik, që sipas tij, mund të merrte të gjitha vendet e rajonit nëse do të ishte në dorë të Uashingtonit të vendoste. Nasrallah ka bërë një dallim mes hebrejve sionistë dhe atyre josionistë, një qasje që kërkon të mos e përcaktojë luftën kundër Izraelit mbi baza racore.

https://www.haaretz.com/middle-east-news/1.815076?utm_source=dlvr.it&utm...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.