hezbollah
Investigimi/Obama mbrojti Hezbollahun nga CIA dhe DEA për të arritur marrëveshjen me Iranin
Marrëveshja bërthamore mes SHBA dhe Iranit ka patur kostot e veta që zbulohen së fundmi. Media të ndryshme po referojnë një raport të publikuar nga Politico, sipas të cilit, administrata e Barack Obamës ndërhyri për të prishur një operacion të organizuar nga CIA dhe DEA kundër grupit shiit Hezbollah që mbështetet gjerësisht nga Teherani zyrtar. Operacioni që në fakt konsiderohet si fushatë e vërtetë, koduar me emrin “Projekti Kasandra”, synonte goditjen e linjave të trafikut ndërkombëtar të kokainës që lidheshin me Hezbollahun.
Apel Izraelit: Sulmoni Sirinë apo Libanin dhe nuk do të dini si të dilni nga lufta
Izraeli njohu referendumin e kurdëve duke hedhur më shumë zjarr në një zonë ku deri më tani vepronte Shteti Islamik. Dhe siç mund të pritej reagimi ka ardhur nga krahu më armiqësor i këtij shteti, milicia Shiite Hezbollah në Liban. Duke folur para mbëhstetësve të vet, lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka bërë thirrje që hebrejtë të lënë tokat palestineze, duke paralajmëruar se çdo sipërmarrje ushtarake e Telavivit kundër Libanit apo Sirisë do të ishte një kurth prej nga ku Izraeli nuk do të dinte të dilte.
Drejt një lufte të re mes Izraelit dhe Libanit
Një luftë e tretë mes Izraelit dhe Libanit mund të jetë shumë afër. Lufta e dytë e vitit 2006 pati vetëm një aspekt pozitiv për Izraelin: vonoi luftën e tretë mes të dyja vendeve. Kështu shkruan gazeta izraelite “Haartez” sipas së cilës edhe mosreagimi i deritanishëm i grupit shiit Hezbollah, lidhet me direktivat e Iranit për të mos u angazhuar. Një arsye për këtë ishte edhe përfshirja e Iranit dhe Hezbollahut në luftën e Sirisë.