intervista
Demokracia nuk mund të vijë nga jashtë. Tranzicioni nuk ka mbaruar në Europën Qendrore dhe Lindore
Akademiku dhe gazetari kanadez, Michael Ignatieff, aktualisht rektor i Universitetit të Europës Qendrore trajton përmes një interviste për Euracitv, situatën e tanishme në rajon duke vënë një pikëpyetje mbi çmobilizimin demokratizues të perëndimit. Sipas tij tranzicioni nuk ka përfunduar ende dhe demokracia në këtë rajon ka marrë drejtime të paparashikuara.
Ingatieff shton se tashmë është e qartë për të gjithë se çarja e Perëndimit e ka minimuzuar rolin e tij dhe ka cenuar politikën e demokratizimit që është reduktuar në bashkëpunim në fushën e sigurisë.
Është penduar kompania “Kastrati” për konçesionin e rrugës Milot-Morinë?
Revista ekonomike “Monitor” publikonte në datë 27 shtator një intervistë të zv.presidentit të “Kastrati Group”,
Leonard Kastrati.
Në prononcimin e vet, përfaqësuesi në fjalë rendit disa suksese të vitit 2018:
Teatri Kombëtar mund të restaurohet dhe konservohet
Në një intervistë për gazetën “Panorama” Emin Riza, specialist i vjetër i monumenteve thotë se Teatri Kombëtar mund të restaurohet dhe se ai nuk duhet prishur.
Si prishet dhe si ndërtohet në Tiranë - e ka mbajtur fjalën?
Një intervistë e z. Edi Rama dhënë në vitin 2001 për emisionin “Opinion”, Tv Klan, zbardh një pjesë të historisë së afërt politike të Shqipërisë, të cilën e shohim sot të aktualizuar si politikë qeverisëse. Z. Rama asokohe ishte kryetar bashkie në Tiranë. Me veshjen e tij me të cilën kërkoi të krijonte identitetin e dikujt ndryshe, por që nga distanca kohore, sot duket si ajo e një menaxheri cirku lëvizës, z. Rama sqaron një prej dashurive të hershme të tij: Prishjet e objekteve të ndryshme.
Presim që dialogu të ndërpritet
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar gjatë një interviste për Tv Prva se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit mund të ndërpritet. Sipas tij arsye për këtë janë rrethanat e reja të krijuara me kryeministrin e Kosovës Haradinaj, por edhe fakti se perëndimi nuk shqetësohet sa kohë që nuk ka konflikt.
Ne po presim që dialogu të dalë nga axhenda. Kjo nuk është humbje e BE-së si mediatori kryesor, nuk mund të thuhet se është dështim i Brukselit. Pse duhet të shqetësohen ata? Sa kohë që nuk ka konflikt, ata as që duan t’ia dinë
Përgjigja e Presidentit për gazetaren nga Përmeti: Avantazhi im është se kam lindur në Skrapar
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zbardhur dje, në një intervistë me gazetaren Sonila Meço për emisionin "Tempora", se cili mendon ai se është avantazhi kryesor që ka në politikë. Teksa ka pranuar gabimet dhe mangësitë që ia zënë shpesh në gojë, zoti Meta tha:
Avantazhi im është se kam lindur në Skrapar
Aty për aty gazetarja ka replikuar duke thënë se është nga Përmeti dhe se edhe Përmeti nuk është keq si avantazh.
Garanci teorike për luftën kundër korrupsionit
Në një intervistë për agjencinë gjermane Deutsce Welle, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, premton se Struktura e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, ka disa garanci dhe kredenciale ligjore që të bëjnë të besosh se ajo do të godasë korrupsionin në nivele të larta.
A ka Shqipëria politikë të jashtme të besueshme?
Situata politike në Shqipëri po rrëshqet drejt komedisë së justifikueshme vetëm për një shtet të dështuar. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ndërmarrë vetëm dje, dy akte që kontrastojnë me qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë, duke përcjellë mesazhe konfuzuese për autoritetin real politik në vendin tonë dhe për politikën e tij të jashtme.
Kryeministri italian: Rusia mund të luajë rol kyç në zgjidhjen e krizave rajonale
Vizita e presidentit rus, Vladimir Putin në Itali, është shoqëruar me optimizëm nga politika e vendit fqinj që përherë ka mbajtur një linjë komunikimi të veçantë me Moskën. kryeministri Italian, Giuseppe Conte është shprehur në një intervistë për gazetën “La Stampa” se Rusia mund të luajë një rol në menaxhimin dhe zgjidhjen e krizave rajonale si ato në Venezuelë, Siri apo Libi. Conte ka nënëvizuar se për situatën në Libi është mirë që violin e parë për armëpushimin të jetë OKB-ja, një qasje që shkon në logjikën e tij për një dialog përfshirës mes Rusisë dhe SHBA-së.
Palmer nuk njeh Presidentin e Shqipërisë. Asnjë fjalë për Pallavra Storyn e konspiracionit të PD-së
Mesazhi kryesor i të huajve për votimet e 30 qershorit është një: Jo dhunë! Përtej këtij mesazhi ka tolerancë, por në këtë kuadër vetë ky apel provon se ndërkombëtarët janë pjesë e problemit, përderisa kanë detyruar opozitën të kërkojë konfrontimin. Dikush vijoi sot me Pallavra Story duke aluduar se ShBA do të shpallë PD-në organizatë konspirative kundër ShBA-së. Citohen burime diplomatike të cilët nuk arrijnë të provojnë se cili është konspiracioni i PD-së ndaj Amerikës?