Presim që dialogu të ndërpritet
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar gjatë një interviste për Tv Prva se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit mund të ndërpritet. Sipas tij arsye për këtë janë rrethanat e reja të krijuara me kryeministrin e Kosovës Haradinaj, por edhe fakti se perëndimi nuk shqetësohet sa kohë që nuk ka konflikt.
Ne po presim që dialogu të dalë nga axhenda. Kjo nuk është humbje e BE-së si mediatori kryesor, nuk mund të thuhet se është dështim i Brukselit. Pse duhet të shqetësohen ata? Sa kohë që nuk ka konflikt, ata as që duan t’ia dinë
shprehet Vuçiç.
Sipas tij ajo që ndodhi me Haradinaj është teatër i inskenuar nga po ata aktorë që sponorizuan pavarësinë e Kosovës.
Haradinaj është një zotëri i vërtetë. Thashë që ai do qëndrojë në Hagë 24-48 orë, sa për të çekuar prenotimin e dhomës së hotelit. Priti aty për t’u kthyer në mënyrë më impressive, si një hero i vërtetë
shton Vuçiç.
Add new comment