Palmer nuk njeh Presidentin e Shqipërisë. Asnjë fjalë për Pallavra Storyn e konspiracionit të PD-së

Postuar në 28 Qershor, 2019 19:12

Mesazhi kryesor i të huajve për votimet e 30 qershorit është një: Jo dhunë! Përtej këtij mesazhi ka tolerancë, por në këtë kuadër vetë ky apel provon se ndërkombëtarët janë pjesë e problemit, përderisa kanë detyruar opozitën të kërkojë konfrontimin. Dikush vijoi sot me Pallavra Story duke aluduar se ShBA do të shpallë PD-në organizatë konspirative kundër ShBA-së. Citohen burime diplomatike të cilët nuk arrijnë të provojnë se cili është konspiracioni i PD-së ndaj Amerikës?  Edhe i shumëprituri, zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, ka sqaruar në një intervistë për Zërin e Amerikës qëndrimin e tij, por i cili ka kontradikta.  

Në kushte ideale ne do të kishim dashur që në zgjedhje të merrnin pjesë si partitë e opozitës, ashtu edhe të qeverisë. Këtë ua bëmë të qartë me forcë udhëheqësve të opozitës, përpara se ata të vendosnin të bojkotonin zgjedhjet. Është për të ardhur keq që vendosën ndryshe. Por kjo nuk do të thotë që zgjedhjet nuk duhen zhvilluar. Pas zgjedhjeve, do të ketë mundësi që të krijohet Gjykata Kushtetuese, është plotësisht e mundur që Gjykata të vendosë që zgjedhjet duhen përsëritur, por kjo i takon Gjykatës ta vendosë dhe jo politikanëve të veçantë

është shprehur ai. 

Zoti Palmer nuk ka vënë ultimatume por ka shpenzuar autoritetin e ShBA-ve për të përcjellë një mesazh pro qeverisë. Pa respektuar autoritetet e një vendi tjetër, pasi zgjedhjet në Shqipëri i ka dekretuar Presidenti, jo një politikan i radhës. 

Nga ana tjetër, cila është kostoja e një veprimi alternativ: krijohet Gjykata Kushtetuese dhe pastaj shqyrtohet dekreti? Me siguri që kjo nuk hyn në axhendën e përgjigjeve.

Palmer ka folur për përjashtim nga marrëdhëniet me ShBA të atyre që pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve. 

Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Përtej kësaj nuk mund të komentoj për situata hipotetike

është shprehur ai. 

Duke kuptuar mesazhin, duhet thënë se përshtypja krijohet se ShBA garanton kushtetutën e Shqipërisë përpara se kushdo, për ta shpërbërë çdo fakt politik e juridik në iluzionin e sovranitetit të një shteti që nuk është dhe një qeverie që ka rolin e policit rrugor.

Comments

Submitted by kafe hidhur (not verified) on

Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Përtej kësaj nuk mund të komentoj për situata hipotetike....se si e kuptoni ju kete un se di po kjo ngjan me shume me pallavrat,ku dhe pyetja ishte specifike mbi pallavrat e deklaruara nga palla...interpretojeni sic duhet

Submitted by redaksia on

Pengimi i zgjedhjeve eshte akt publik dhe politik. Ku eshte konspiracioni ketu dhe me tej, konspiracioni kunder SHBA? 

 

Submitted by kafe hidhur (not verified) on

politik e publik mund te jete por nuk eshte ligjor e nuk eshte i konceptushem ne nje realitet ku sistemi politik funksionon sipas disa rregullave te caktuara.konspiracioni nuk besoj se eshte konceptuar kundrejt shba por kunder vet vendit te tyre.nesu i referoheni definicionit konspirative dhe e quani pallavra tjeter gje,por nese i merni pallavrat ne teresi qe departamentit i shtetit ka kercenuar partite e opozites ateher pergjigje e palmer eshte sh e qarte dhe kesaj radhe pallavrat me sa duket kane paraprire dicka te vertet,me emertimet e duhura ose jo por thelbi ka rendesi.bera replike sepse te njejtin lajm e kisha lex ne media te pallavra dhe pasi lex intervisten mora vec konfirmim.puna mbare

Submitted by redaksia on

Lajmi ka qene qe PD do klasifikohet si organizate e dhunshme ose si organizate konspirative kunder SHBA. Kjo eshte pallaver. SHBA mund te beje tere dites presion dhe te arrije dicka. Por konspiracioni kunder saj nga nje parti qe publikisht thote nuk njoh zgjedhjet nuk ka. 

Kjo eshte pallaver.

Submitted by kafe hidhur (not verified) on

Lajmi ka qene qe PD do klasifikohet si organizate e dhunshme ose si organizate konspirative kunder SHBA...presioni qe ben shba behet pikerisht per predikimin e dhunes nga nje parti politike,konkretisht pd.fakti qe te shpreh se nuk do te kene me mardhenie me shba keto organizata politike(parti politike) ka nje arsye nga mbrapa se nuk veprojn mbi bazen e simpative.po flet per nje zedhenes se departamentit te shtit qe ka dal nga konturet e fjalve diplomatike por prap nuk mund te flas me zhargon rruge e te perdor fjalet e balles .fjalve te balles duhet tu falesh dhe nuancat qe do ti jap ai vet.sikur ajo parti te thoshte vetem nuk njoh zgjedhje sdo mereshin aq shum me te.por ka rreth ca muaj qe predikojn dhune dhe e stimulojn sipas interesave te tyre sikur sjemi djegur ndonjeher si vend nga orekset politike..realisht nuk shoh asnje pallaver ne kete lajm

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.