intervista

Pompeo e pranon: Soleimani po përgatiste sulme në rajonin e Lindjes së Mesme, jo në SHBA

Postuar në 03 Janar, 2020 17:18

Në një intervistë për CNN sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka komentuar se vrasja e Qasem Soleimanit ishte një domosdoshmëri për të shmangur sulme të mëdha që ai po përgatiste. Pompeo nuk ka dhënë sqarime mbi informacionet që disponon, por ka akuzuar Soleimanin si përgjegjës për çdo ngjarje në Lindjen e Mesme ku aplikohet dhuna.

Janullatos: Në Shqipëri ka rryma që punojnë për prishjen e harmonisë fetare. Jam ndier i rrezikuar

Postuar në 02 Janar, 2020 20:29

Kryepeshkopi Anastas Janullatos rrëfen se në Shqipëri është ndier i rrezikuar për jetën e tij. Në një intervistë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve kishtare, ai sjell në vëmendje episode nga bisedat me shoferin, teksa i përgjigjet pyetjes nëse ka qenë i kërcënuar gjatë qëndrimit në vendin tonë.

Po, shenjat i kemi akoma të dukshme. Më kujtohet shoferi im, Taqua i cili më thoshte se i kishin ofruar para që të më linte në një vend të shkretë. Pa ndihmën dhe forcën e Zotit, askush nuk mund të bëjë asnjë hap këtu.

Bashkimi me Shqipërinë nuk është prioritet

Postuar në 12 Dhjetor, 2019 14:34

 

Albin Kurti, kandidati kryesor për kryeminustër të Kosovës dhe një politikan që ka ndërtuar karrierën mbi tezën e vetëvendosjes dhe bashkimin me Shqipërinë ka dhënë një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsce Welle, përmes së cilës skicon prioritetet e qeverisë së tij. I pyetur për çështjen e kufijve që temë e nxehtë në Ballkan, Kurti deklaron se prioritet do të jetë punësimi dhe drejtësia.

Vetëvendosja nuk ka nevojë për ftesë në Tiranë

Postuar në 12 Nëntor, 2019 22:31

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një intervistë për të dhënë një mesazh kundër Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Në një analogji me qëndrimet ndaj Aleancës Kuqezi në vitin 2013, Rama ka sulmuar një grupim me qasje nacionaliste që ka ditur si asnjë forcë tjetër në arealin politik shqiptar të mobilizojë rininë. 

Pollo shumëzon me zero betejën e dekriminalizimit: Jam për lista të mbyllura

Postuar në 12 Nëntor, 2019 16:04

Genc Pollo është bërë sot i gjallë me një intervistë në gazetën “Panorama”. Ndër të tjera, z. Pollo ka folur edhe për reformën zgjedhore duke shprehur mendimin se ideja e listave të hapura nuk përshtatet me realitetin shqiptar.

Intervista/Nicholas Negroponte: Gati të projektojmë njerëz që do jetojnë 200 vjet

Postuar në 06 Nëntor, 2019 17:55

Ai konsiderohet një nga pionierët e teknologjisë dixhitale. Arkitekt, shkencëtar kompjuterash dhe sipërmarrës, Nicholas Negroponte, 35 vjet më parë themeloi në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT), Media Lad ku u përpunuan ide të mëdha teknologjike që lidhen me inteligjencën artificiale dhe robotikën.

Kam puthur Erdoganin dhe Putinin, por kjo nuk e dëmtoi Europën. Kohl më europian se Merkel dhe Schroder

Postuar në 04 Nëntor, 2019 16:30

Presidenti në largim i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka dhënë një intervistë për gjermane, “Der Spiegel” në të cilën ndër të tjera jep disa konsiderata për figura të njohura të politikës europiane. I pyetur mbi faktin se përse nuk luftoi për të shmangur sa të mundej Brexit, Juncker thotë se ky ka qenë një gabim I madh.

Siguri, jo më Demokraci/Jemi rikthyer në Ballkan. Në Greqi do investojmë, Turqia është shumë e rëndësishme për Ne

Postuar në 08 Tetor, 2019 12:19

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën konservatore greke, “Kathimerini”, me rastin e vizitës së tij në Greqi. I  pyetur nëse SHBA-të janë rikthyer në Ballkan, pas perceptimit se me ikjen e Barack Obamës, ato u tërhoqën nga rajoni, Pompeo shprehet prerazi se rikthimi është i sigurtë dhe madje mbi synime strategjike.

Albin Kurti ndërron kostum: Heqim taksën, reciprocitet me Serbinë. Referendumi për bashkimin është larg

Postuar në 07 Tetor, 2019 13:00

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Albin Kurti , ka deklaruar për gazetën austriake “Standard” se në krye të qeverisë së re ai do të heqë taksën 100% për mallrat serbe. Kurti ka shtuar se ai do ta zëvendësojë taksën me reciprocitetin në raport me Serbinë.

Zgjedhjet në Kosovë, asgjë nuk mund të parashikohet

Postuar në 05 Tetor, 2019 19:24

Intervistë DW me ekspertin gjerman për Ballkanin, Bodo Weber, në prag të zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.

DW: Të dielën Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Çfarë vendoset në këto zgjedhje?

Pages

Subscribe to RSS - intervista