Pompeo e pranon: Soleimani po përgatiste sulme në rajonin e Lindjes së Mesme, jo në SHBA
Në një intervistë për CNN sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka komentuar se vrasja e Qasem Soleimanit ishte një domosdoshmëri për të shmangur sulme të mëdha që ai po përgatiste. Pompeo nuk ka dhënë sqarime mbi informacionet që disponon, por ka akuzuar Soleimanin si përgjegjës për çdo ngjarje në Lindjen e Mesme ku aplikohet dhuna.
Megjithatë i pyetur nëse sulmet që po përgatiste gjenerali iranian lidhen me territorin e SHBA, pra nëse kishte planfikuar sulme në territor amerikan, Pomepo është detyruar të pranojë se planet gjeneralit iranian ishin përqendruar në rajonin e Lindjes së Mesme(min. 2:10).
Add new comment