intervista
Dendias: Rinisim bisedimet me Shqipërinë për detin. Greqia do marrëveshje brenda ligjit ndërkombëtar
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka deklaruar në një intervistë për Tv Skai se bisedimet me Shqipërinë për marrëveshjen e detit do të rinisin së shpejti. Ai është pyetur drejtpërdrejt nëse marrëveshja me Italinë hap rrugën për një firmë të ngjashme me vendin tonë dhe ka bërë një koment të tërthortë.
Rusia kërkon rivendosjen e kontakteve me NATO-n
Rusia vlerëson se situata e tanishme ndërkombëtare e bën të domosdoshme rivendosjen e kontakteve me NATO-n. Në një intervistë për agjencinë shtetërore, TASS, zv.ministri i Jashtëm i Rusisë, Alexander Grushko, ka deklaruar se për të hedhur një hap përpara, Perëndimi duhet të zhvendosë rajonet stërvitore të veta larg vijës së kontaktit kufitar me Rusinë.
Sot, nevoja për rivendosur kontaktet e punës në drejtimin ushtarak, që u ndërprenë nga NATO, është me qartë se asnjëherë më parë. Gjithësesi nuk ka patur përparim në këtë çështje
Kryeministri Hoti: Dialogun me Serbinë e udhëheq unë. Nuk ka marrëveshje që prek territorin
Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar në një intervistë për Zërin e Amerikës se do të merren të gjitha masat që të lehtësohet dialogu me Serbinë. Por siç tha ai nuk do të ketë asnjë marrëveshje që parashikoj shkëmbim territori, apo prekje të integritetit territorial të Kosovës.
I pyetur për udhëheqjen e dialogut, Hoti ka deklaruar në mënyrë të qartë se atë e drejton Ai dhe qeveria.
Socialistët i vjedhin zgjedhjet, pagëzuan epokën e korrupsionit në Shqipëri. Nuk e përjashtoj bashkëqeverisjen
Analisti Mustafa Nano është shprehur se Partia Socialiste i vjedh zgjedhjet dhe demonstrimi më i qartë është transmetimi i përgjimeve të famshme nga "Bild". Nano, i ftuar në një intervistë në studion e lajmeve të televizionit TVT, theksoi se pavarësisht këtij konstatimi, socialistët kanë përuruar fillimin e epokës së korrupsionit, duke shtuar më tej se demokratët janë ata që kanë kontrolluar epokën e zgjedhjeve të manipuluara që nga viti 1996. Më poshtë pjesë nga intervista:
Pyetje: Z.Rama i vjedh zgjedhjet dhe a ka dallim mes tij dhe z.Berisha?
Kryeministri: Qeveria e PD-së më propozoi shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e Plazza Shopping
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje gjatë një interviste për News24 se qeveria e Partisë Demokratike ka paraqitur pranë tij si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, projektin Plazza Shopping, që parashikonte shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në hapësirën e tij dhe përreth të një qendre me dyqane dhe butike. Z. Rama e ka cilësuar atë si projekt të bukur, por që sipas tij e kundërshtoi sepse ideja e tij është ndërtimi i një teatri të ri në vendin e të vjetrit.
Adrian Paci: Për Teatrin në fillim u mor vendimi, pastaj nisën tryezat
Një nga artistët më të njohur të artit bashkëkohor, piktori Adrian Paci, i cili prej vitesh jeton në Itali, e cilëson shembjen e Teatrit aktin e fundit të braktisjes së tij nga politika.
Në një intervistë për TvT, Paci u shpreh se përgjegjëse për shkatërrimin e tij janë si partitë politike që janë në pushtet, edhe ato që përpiqen të fitojnë kredibilitet politik nga ky moment.
Kulla në Tiranë për këdo që aplikon dhe ka truallin
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka shpallur se ndërtimi i kullave do të vazhdojë në kryeqytet. Kudo ku planifikon Bashkia ato do të ndërtohen. Gjatë një lidhjeje me syri.net, Veliaj është pyetur për Teatrin dhe ndër të tjera tha:
Sigurojmë deri në miliarda euro. Edhe katastrofat. Sistemi Bonus-Malus, shkatërroi tregun
Mësimi i pandemisë/Mjekësia duhet të jetë një e Drejtë e Njeriut!
***
Falë Zotit kemi Europën. Kriza provoi se kemi nevojë për më shumë Europë
Filozofi Benard Henri Levy ka dhënë një intervistë për gazetën “Kathimerini” përmes së cilës ka dhënë disa mendime për krizën aktuale të shkaktuar nga epidemia. Një entuziast i Europës, Levy thotë se tani është një moment që do të përcaktojë të ardhmen tonë. Dhe nëse gabojmë duke u mbyllur dhe tërhequr nga bota, ky do të jetë një moment vendimtar në atë që ai e quan “historia e rënies sonë”.