Teatri Kombëtar mund të restaurohet dhe konservohet

Postuar në 06 Gusht, 2019 20:40

Në një intervistë për gazetën “Panorama” Emin Riza, specialist i vjetër i monumenteve thotë se Teatri Kombëtar mund të restaurohet dhe se ai nuk duhet prishur. 

Mendoj se këto janë ndërmarrje absolutisht antikulturore. Një shtet që pretendon të funksionojë në mënyrë të rregullt, duhet të kuptojë se në çdo fushë, duhen dëgjuar specialistët. A pretendohet se sot ke një Institut Monumentesh, të themeluar prej 54 vitesh? A pretendohet se ka në këtë institucion ende specialistë? Dikur ai institucion ka pasur kritere të larta për sa i përket vendimmarrjes, restaurimit apo shkallës së ndërhyrjes në monumente.  

Mendoj se Teatri duhet shpallur Monument i Kategorisë së Dytë. I kam dëgjuar termat nënçmues ndaj godinës, por dua të theksoj se një godinë shpallet Monument, në radhë të parë si përfaqësuese e një periudhe të caktuar, për sa i përket zhvillimit shoqëror dhe ndërtimor, pa përjashtuar realizimet e bukura arkitektonike. Pra, në rastin e Teatrit kemi të bëjmë me një arkitekturë normale, por më tepër trajtimin arkitekturor të objektit e përcakton funksioni.

Për shembull, Teatri Kombëtar ka qenë teatri i parë i Tiranës dhe këtu qëndron rëndësia thelbësore e tij, aty janë rritur dhe formuar afro 4-5 breza artistësh. Kështu që, të prishësh atë godinë, pjesë e një kompleksi prej 80 vitesh, për mua është një sabotazh, për më tepër kur kujton qëllimin: shkatërrimin e këtij teatri për të bërë kulla… Shembjen apo “ribërjen” e Teatrit unë e përjashtoj, pasi aty mjafton të bëhen ndërhyrjet e duhura konservuese dhe restauruese. Le të thërrasin restauratorë të pavarur dhe jo nëpunës shteti

thotë Riza.

Sipas tij vlera e një objekti përcakohet jo vetëm nga kritere arkitektonike, por edhe historia. Kështu shtëpia e Kongresit të Lushnjes, apo shtëpia e Fan Nolit ruhen për aspektin historik, jo arkitektonik. 

Ideja se Teatri Kombëtar nuk mund të restaurohet është mbrojtur nga kryeministri Edi Rama që deklaron se aty duhet një godinë e re, për të cilën madje është gati edhe projekti. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.