importi
KESH në vështirësi për blerjen e energjisë, BB nuk lëvron fondin
Shqipëria po e paguan shtrenjtë thatësirën dhe sytë e Koropratës Elektroenergjetike janë nga importi. Por në kushtet kur prodhimi vendas siguron më pak se 20% të nevojave, shpenzimet për blerjet energjisë kanë vënë në vështirësi Korporatën.
Rritja e tarifave për pataten e Kosovës, reagime nga ministrat kosovarë, heshtje në Tiranë
Dje mediat kosovare njoftonin ndryshimin në tarifimin doganor nga Dogana Shqiptare për mallrat ë eksportuara nga Kosova. Sot Televizioni Publik Shqiptar bën me dije se fjala është për një urdhër të datës 5 maj 2017, firmosur nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, përmes të cilit detyrohet kreu i doganave të përditësojë të dhënat për vetëm tre kode doganore që përfshihen në nomenklaturën e mallrave të Shqipërisë, respektivisht patate nga çdo origjinë që të vijnë, patate Kosove dhe qepë të thata, nga çdo origjinë që të vijnë.
Ligji nga Nano te Rama/ Qeveria aktuale në plan importin e mbetjeve të Berishës
Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk e dekretoi ligjin e miratuar të qeverisë së majtë për lejimin e importit të mbetjeve. Një nga argumentet e tij të shumta për këtë ishte edhe mungesa e informacionit për publikun në lidhje me nismë ligjore për importin e mbetjeve. Aktualisht qeveria nuk ka shpjeguar për publikun se me ligjin e ri të mbetjeve, mbetjet e importuara mund të përdoren si lëndë për industrinë me qëllim rikuperimin e energjisë (një mënyrë e rikuperimit të energjisë është duke djegur lëndë).
Ligji i ri për mbetjet: Hapësira që mbetjet e importuara të digjen në Shqipëri
Një problem ndër kryesorët në botën e zhvilluar, madje në të gjithë planetin, është menaxhimi i mbetjeve. E thënë në mënyrë popullore, çdo vend i botës racional mendon si e si të ketë sa më pak mbetje e si t’i “heqë qafe” ato. Një nga mënyrat për të “hequr qafe” mbetjet e padëshirueshme është duke i djegur ato. Por procesi i djegies shkakton ndotje dhe të gjithë duan që ky proces të kryhet “sa më larg”.
Pse nuk nis puna për mbetjet në Shqipëri përpara se të flitet për importin?
Katastrofë mjedisore, ky është emri i asaj që ndodh në vend depozitimin e mbeturinave në Porto Romano në Durrës. Kamera e TemA TV sjell pamjet që nuk kanë nevojë për koment nga fusha që është vetëm pak kilometra larg qytetit të dytë më të madh në vend.
Hajde plehraaa…!!!
Çdo gjë që thonë dhe duan politikanët – bëhet. Kjo është Shqipëria e sotme. Politikanët vendosin për jetën e secilit, për ushqimin e secilit, për ajrin e secilit. Politikani, sado injorant, i paaftë, i pandjeshëm, i pavend të jetë, shndërrohet në Zot. Sigurisht që kjo nuk është demokracia, por ne gabimisht kujtojmë se jemi në binarët e saj.
Heshtja e ambasadorokracisë dhe besëprerët e plehrave
Vendimi kontravers i qeverisë për të rikthyer importin e plehrave është besëprerje ndaj zgjedhësve. Kështu komenton për gazetën “Shekulli” Agron Alibali projektligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve që i propozohet për miratim kuvendit nga mazhoranca që 4 vite më parë e ktheu në kalë të betejës së betejës së saj opozitare.
Në artikull theksohet edhe heshtja e ambasadorëve për një ligj të tillë që ka ngjallur reagimin e disa shoqatave ambjentaliste dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Importi i mbetjeve drejt finalizimit. Kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese Shalsi si zëdhënës i industrisë
Importi i mbetjeve është tashmë në proces finalizimi. Ndonëse shumica në pushtet e bëri një ndër kauzat e veta këtë çështje kur ishte në opozitë, sot ajo po inicion projektligje të kundërta me qëndrimet e deridjeshme. Në një intervistë për gazetën “Shekulli” nismëtari i këtij projektligji, Eduard Shalsi, thotë se është pranuar kërkesa e shoqërisë civile për të mos lejuar importin e mbetjeve që destinohen për djegie.
Zyrtare/Bilanc negativ në eksporte
Të dhënat e Institutit të Statistikave po dëshmojnë për prirje negative në ekonomi: rënie eksportesh, por edhe importi. Bilanci është negativ sidomos në eksporte që mendohet se buron nga rënia e çmimeve të naftës dhe të mineraleve në tregjet e huaja. “Për janarin e 2016-ës, rënia e eksporteve shqiptare arriti vlerat -7.8%, e krahasuar me dhjetorin, ulja thellohet me – 8.1%.
Doganat: “Të ardhurat ranë sepse ranë importet dhe u rritën eksportet”. Pse nuk kanë rënë çmimet mbetet enigmë
Pikiata e të ardhurave në Dogana është justifikuar nga drejtuesit e saj si e lidhur me faktorë që nuk varen nga Shqipëria.