Rritja e tarifave për pataten e Kosovës, reagime nga ministrat kosovarë, heshtje në Tiranë

Postuar në 10 Korrik, 2017 15:11

Dje mediat kosovare njoftonin ndryshimin në tarifimin doganor nga Dogana Shqiptare për mallrat ë eksportuara nga Kosova. Sot Televizioni Publik Shqiptar bën me dije se fjala është për një urdhër të datës 5 maj 2017, firmosur nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, përmes të cilit detyrohet kreu i doganave të përditësojë të dhënat për vetëm tre kode doganore që përfshihen në nomenklaturën e mallrave të Shqipërisë, respektivisht patate nga çdo origjinë që të vijnë, patate Kosove dhe qepë të thata, nga çdo origjinë që të vijnë. Pra tarifa për pataten nga Kosova është përditësuar me 0.19 euro duke provokuar reagime në vendin fqinj. TVSh sjell reagimet e dy ministrave kosovarë në ikje, ndërkohë që nga institucionet e Shqipërisë nuk është pranuar të jepet ndonjë koment.

Në Kosovë, dy ministra të qeverisë në ikje kanë reaguar ashpër, duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë shqiptare për të anuluar masën e mësipërme. Avdyllah Hoti dhe Kimete Bajrami janë shprehur edhe në rrjetet sociale, duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë shqiptare. “Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë kanë marrëveshje të nënshkruara dhe duhet të zbatohen pasi në të kundërtën humbet arsyeja e këtyre dokumenteve që kanë firmat e Kryeministrave të dy vendeve”, thotë ministria e ekonomisë e Kosovës, ndërsa ministri Hoti thotë se “Vendosja nga ana e Qeverisë së Shqipërisë e çmimit referent prej 0.19 euro për patatet nga Kosova që eksportohen në Shqipëri po i dëmton rëndë prodhuesit kosovarë. Kjo politikë e qeverisë shqiptare nuk i ndihmon unifikimit të tregut mbarëshqiptar”, raporton TVSh.

https://rtsh.al/lajme/perseri-konflikt-ne-shkembimet-tregtare-me-kosoven/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.