KESH në vështirësi për blerjen e energjisë, BB nuk lëvron fondin

Postuar në 07 Gusht, 2017 19:49

Shqipëria po e paguan shtrenjtë thatësirën dhe sytë e Koropratës Elektroenergjetike janë nga importi. Por në kushtet kur prodhimi vendas siguron më pak se 20% të nevojave, shpenzimet për blerjet energjisë kanë vënë në vështirësi Korporatën.

Ulja e sasisë së prodhimit e detyroi kompaninë e shpërndarjes të shkurtojë një pjesë të shpenzimeve për investime. Top Channel raporton se për gushtin, qeveria autorizoi Korporatën Elektroenergjitke të përdorë fondin 22.4 milion euro të kredisë së Bankës Botërore për Rimëkëmbjen e Sektorit Energjitik, për kryerjen e importeve në raste krizash, por kjo shumë nuk është alokuar ende. http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=361167#k1

Burime zyrtare nga KESH thanë se Banka nuk ka kthyer ende përgjigje për të përdorur paratë, edhe pse janë në bisedime prej dy javë e gjysëm. KESH sqaroi se në momentin që do të marrë fondet, do të nisë menjëherë importin. Fatura e thatësirës në lumenjtë e Shqipërisë, e kryesisht në kaskadën e Drinit duket se do të kalojë vlerën 60 milion eurove, pasi niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës parashikohet të mbetet në të njëjtat kuota edhe për shatorin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.